Ngricat, dy te vdekur ne Veri
Nje punonjes i Sherbimit Informativ Kombetar ka vdekur dje ne nje aksident automobilistik ne aksin rrugor Fierze-Qafa e Morinit. Naim Basha, 45 vjec, nga fshati Bujan, i rrethit te Tropojes, ndodhej ne drejtimin e automjetit me targa BC 0377 B, kur ka dale nga rruga. Eksperte te qarkullimit rrugor kane bere te ditur se shkak i aksidentit mendohet te jete ngrica ne rruge dhe shpejtesia e madhe. Problemet ne akset rrugore te mbuluara me ngrice kane shkaktuar edhe nje aksident tjeter me pasoje vdekjen ne zonen e Kukesit, ne afersi te vendit te quajtur Fshat. Furgoni i linjes Kukes-Bistrice ka dale nga rruga dje, duke shkaktuar nje te vdekur dhe tre te plagosur. Policia tha se ne aksident ka gjetur vdekjen 27-vjecarja Lumturi Karanxhi, e cila udhetonte drejt fshatit Bistrice.