E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumf i Aleancës për Qytetarin - 54 përqind në rang vendi

12-05-2011 / Gazeta 55

Sfumohet propaganda majtiste lidhur me referendumin kundër mazhorancës. Në shkallë vendi, koalicioni qeverisës ka thelluar epërsinë e vet dhe nëse votat do të konvertoheshin në mandate deputetësh, ai do të kishte një diferencë më të thellë sesa në legjislaturën aktuale. Sipas shifrave zyrtare, në 90 përqind të kutive, në rang kombëtar siglat partiake të koalicionit qeveritar kanë marrë 54% të votave në të gjithë vendin, ose rreth 50 mijë vota më shumë se koalicioni opozitar

Një fitore të madhe ka shënuar Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin” në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011-të, teksa ende pa u mbyllur tërësisht procesi i numërimit të votave, kryeson me 54% të votave në të gjithë vendin. Kandidatët e koalicionit të madh janë shpallur fitues në disa prej bashkive më të rëndësishme të vendit si dhe duke sigluar një numër të konsiderueshëm komunash, çka përkthehet në mbështetje masive në numër votash nga ana e sovranit. Ajo që parashikohej ndodhi. Partia Demokratike shprehu edhe njëherë se ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe si e tillë, forcat e saj në elektorat nuk lëkunden nga tendencat qartësisht politike të opozitës dhe Partisë Socialiste. Kësisoj, Partia demokratike dhe “Aleanca për Qytetarin” kanë arritur të grumbullojnë një numër të konsiderueshëm votash në rang kombëtar, duke kështu pas për të dytën herë Partinë Socialiste dhe koalicionin e saj. Në këto zgjedhje, Partia Demokratike numëron 539 076 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 492 202 vota. Pra me një diferencë prej 46 874, PD është forca politike më e votuar në të gjithë vendi. Këtë e shpjegon qartë numri i bashkive dhe komunave të fituara në të gjithë vendin. Nga 1 milionë e 92 vota të numëruara në shkallë vendi (1 000 092), PD dhe koalicioni i saj, “Aleanca për Qytetarin” ka fituar 54% të votave në të gjithë vendin. Nga këto zgjedhje, edhe pse jo politike, por për drejtuesit vendorë, vërehet që Partia Demokratike vazhdon të ruajë votat e saj në të gjithë Shqipërinë, madje me një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në qershor 2009. Kësisoj, s’ka asnjë mëdyshje se Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin” kanë mbështetje të gjerë në vota popullore, shprehje kjo e vullnetit të sovranit. Partia Demokratike u testua në elektorat, kjo do të thotë se ka shumicën e shqiptarëve dhe si e tillë mund të vazhdojë e qetë qeverisjen e Shqipërisë deri në testin e radhës të vërtetë elektoral në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Krejt e kundërta është për Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj Edi Rama. Ky i fundit insistonte me ngulm se shumica e shqiptarëve “folën” në 28 qershor për forcën e opozitës edhe pse rezultati i dalë nga zgjedhjet tregoi se PS s’kishte pjekuri elektorale dhe si e tillë ishte e “dënuar” të qëndronte edhe për një mandat tjetër 4-ër vjeçar në opozitë. 8 maj 2011, ishte treguesi i radhës se Edi Rama s’ka interes koleksionimin e votës së shumicës së shqiptarëve, por se ëndërron me sy hap karrigen e Kryeministrit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›