Triumf i Alonsos pas urdhrit të Ferrarit, por gjobitet
Felipe Masës të madh i është dashur të luajë lojën e skuadrës, të Fernando Alonsos, njeriut mbi të cilin Ferrari mbështet shpresat për titullin kampion. E sugjeronte logjika e klasifikimi, me Alonson 31 pikë para shokut të ekipit. E certifikoi në xhiron e 49 të Gjermanisë, garë ku “Cavallino” u kthye sërish në luftë për titull pas dopjetës së mrekullueshme në Hokenhajm: Alonso i pari, Masa i dyti. Felipe, deri në atë moment, meritoi kreun para Alonsos, por mori një komunikim në radio: “Felipe, në këtë moment Fernando është më i shpejtë se ti. E more mesazhin?”. Asnjë përgjigje nga ana tjetër. Por pas pak kthesash, braziliani ngadalëson qëllimisht dhe Alonso e parakalon. E drejtë? E gabuar? Përgjigjet mund të jenë të ndryshme. E sigurt është, që për klasifikimin ishte vitale, që fitues të ishte Alonso. Dhe kështu ndodhi. E kuptueshme zgjedhja e Ferrarit, po aq e kuptueshme ftohtësia e Masës pas garës. Urdhrat e skuderisë duhej të ishin të ndaluar dhe Alonso gjithsesi e ka legjitimuar fitoren me shumë xhiro të shpejta. Por pa atë komunikim në radio nuk do të kishte mundur kurrë të parakalonte brazilianin. Edhe kjo është një e dhënë faktike. Skuderia më pas është thirrur nga drejtuesit e garës për të dhënë shpjegime dhe është gjobitur me 100 mijë dollarë. Përveç kësaj duhet thënë që Ferrari fitoi me meritë të plotë. Me shpatulla pas muri vihet Red Bulli, ku mendojmë se kanë dominuar garat e fundit. Të dielën e ardhshme në Hungaroring do të jenë fondamentale ta ripërsërisin, por përparimi teknik i makinës duket se ka ardhur. MekLarenët u lanë pas 27”, Veber 43” dhe gjithë të tjerët një xhiro. Ky është një sinjal i rëndësishëm i forcës. Klasifikimi final: Hamilton kryeson me 157 pikë, Alonso është i pesti me 123. Fitorja u ndërtua që në nisje, ndoshta për një mrekulli të vërtetë të Masës, që parakaloi si Alonson dhe Vetelin. Dy Ferrarët morën kreun dhe në “pit stop” nuk ndryshoi situata. Në disa momente, Alonso provoi të parakalonte, por Masa i mbyllte derën. Deri në xhiron e 49, ku gjithçka u pasua nga një “Sorry” (“Më fal”) e Rob Smedley, inxhinierit të makinës së tij. Vërtet për të ardhur keq.
#