E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stonestreet elesi per ndryshimin e situates qendron ne zbatimin e ligjit..

Ajo qe tregon skaneri i misionit te vezhguesve nderkombetaree te OSBE/ODHIR-it per procesin zgjedhor qe po zhvillohet ne Shqiperi per zgjedhjet lokale te 8 Majit eshte shqetesuese. Ne raportin e pare paraprak te ketij misioni te publikuar ditet e fundit konstatohen incidente te dhunes qe shkojne deri ne hapje zjarr ndaj kandidateve. Raporti ndalet ne dy goditje me arme te kandiateve per organet e pushtetit lokal me 1 prill ne Tirane dhe me 2 prill ne Lezhe qe per fat theksohet ne raport nuk qene vdekjeprurese.

Si e karakterizon misioni nderkombetar i vezhguesve te OSBE/ ODIHR-it ne kete raport mjedisin ku po zhvillohet fushata elektorale per zgjedhjet lokale te 8 Majit Kreu i ketij misioni Jonathan Stonestreet thote per programim shqip te DW Kemi identifikuar nje mjedis teper te politizuar per zgjedhjet shoqeruar nga disa perpjekje te komunitetit nderkombetar qe ka bere thirrje per qetesim te tensioneve dhe per cuarje para te procesit elektoral. Periudha parazgjedhore u karakterizua nga tensione politike dhe kjo po vazhdon ne nje fare mase edhe tani gjate fushates elektorale. Kemi vene re sulme te ashpra personale qe kane karakteruzuar deri tani fushaten me akuza te ndersjellta per korrupsion mes PD dhe PS dhe perdorimin e nje gjuhe te ashper thote Z. Stonestreet.

Kodi elektoral dhe standartet nderkombetare te procesit elektoral

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logo ODIHR

Tensionet politike dhe incidentet e dhunes te konstatuara ne raportin e pare paraprak te OSBE/ ODIHR-it vazhdojne. Ne oret e para te mengjesit te sotem ka shperthyer nje sasi eksplozivi prane baneses se kandidatit te PS per nje njesi ne Tirane ndersa dje nje simpatizant i PD eshtte qelluar me gure ne Kamez. Te tilla incidente qe per fat te mire nuk kane shkaktuar viktima demtojne zhvillimin normal te nje procesi elektoral qe duhet te coje ne zgjedhje te lira te ndershme ne perputhje me standartet nderkombetare. Vleresimi me keto karakteristika i zgjedhjeve lokale te 8 Majit eshte kushti kryesor qe BE i ka vene Shqiperise per progres ne procesin e integrimit europian dhre konkretisht ne mosrefuzimin si vitin e kaluar te aplikimit per statusin e vendit kandidat per anetaresim. Per Kryetarin e misionit te OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet ndryshimi per mire i situates do te vije nga zbatimi rigoroz i Kodit Elektoral.

Kodi Elektoral nuk eshte i perkryer. Por celesi eshte zbatimi i tij zbatimi i ligjit. Kodi elektoral ka disa boshlleqe dhe paqartesi ne lidhje me zgjedhjet lokale qe mund te permiresohen mbeshtetur ne frymen e ligjit. Nje nga keto mangesi psh eshte paqartesia ne kete Kod lidhur me pragun minimal te perfaqesimit ne keshillat vendore apo paqartesia lidhur me dispozitat per financimin e fushates me fonde publike per zgjedhjet vendore. Kodi nuk ka gjithashtu dispozite per regjistrimin e kandidateve per bashkine e Tiranes pasi ai nuk specifikon nje organ kompetent per administrimin e zgjedhjeve. OSBE/ ODHIR ka rekomanduar me heret nje numer ndryshimesh te ketij Kodi qe ende presin te zbatohen thekson per DW Z. Stonestreet kryetar i misionit te vezhguesve nderkombetare te OSBE/ODIHR-it.

Pergjegjesi e partive politike dhe e kandidateve te tyre

Partite politike qe marrin pjese ne procesin zgjedhor per zgjedhjet lokale te 8 Majit jane te grupuara ne dy koalicione ne Aleanca per qytetarin te kryesuar nga PD ne pushtet dhe Aleanca per te ardhmen te kryesuar nga PS ne opozite. Te dyja forcat qe dominojne skenen politike te Tiranes konstaton raporti i OSBE/ ODIHR-it jane te fokusuara ne garen per kryebashkiakun e Tiranes. Por ato duhet te jene te pergjegjshme veren Jonathan Stonestreet.

Partite dhe kandidatet duhet te keni parasysh qe kane pergjegjesi ne procesin elektoral dhe gjuha qe perdorin nuk duhet te inkurajoje incidente te dhunshme por perkundrazi thote kryetari i misionit te vezhguesve nderkombetare te OSBE/ODIHR-it Z.Stonestreet.

Partite ndash thyerje e Kodit Elektporal per pjesemarrjen e gruas ne politike

Raporti i pare paraprak i vezhguesve nderkombetare te OSBER/ODIHR-it ndalet edhe ne numrin e kandidateve gra per te garuar dhe patur mundesine e zgjedhjes ne organet drejtuese te bashkive dhe komunave. Vezhguesit konstatojne se partite politike nuk kane zbatuar Kodin Elektoral qe parashikon nje grua ne cdo tre kandidatura.

Raporti veren se edhe ne Parlamentin prej 140 deputetesh te Shqiperise vetem 164 e tij jane gra ne vend te 30 si parashikon Kodi Elektoral.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›