E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekham beson se Kaka kërkon Realin

Pasi rreziku që paraqitej nga Mançester Siti u largua, tashmë tifozët milanistë duhet të shqetësohen për zërat nga Spanja. Sipas të përditshmes, "AS", Kaka nuk pranoi ofertën e arabëve, pasi kërkon vetëm Realin e Madridit. Gazeta theksonte se kjo është bërë e ditur nga Devid Bekham, i cili i ka thënë një mikut të tij, se "braziliani mund të transferohet në ‘Bernabeu‘ në qershor. Ai e ka marrë vendimin". Me sa duket, Kaka e ka pyetur mesfushorin anglez rreth jetës në kryeqytetin spanjoll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›