E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, barazim pa gola kundër ZTE

Tirana, skuadra rekordmene shqiptare në Europë përsa u përket ndeshjeve në Europë (61 ndeshje), barazoi pa gola në “Qemal Stafa” kundër hungarezëve të ZTE, në takimin e vlefshëm për turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

As kroati Pero Pejiç dhe as Sebino Plaku, më pas edhe zëvendësuesi Enco Malindi nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Ky ishte barazimi i shtatë në ndeshjet ndërkombëtare të Tiranës.

Barazimi i parë 0-0 i Tiranës, daton në vitin 1966, në paraqitjen e saj të parë në Europë, në ndeshjen e zhvillua në Tiranë kundër skocezëve të Klirimarnok në Kupën e Kampioneve.0-0 ka përfunduar edhe takimi Tirana-Malmoe (1987, Kupa UEFA)

Vitin e kaluar kundër Stabaek në Ligën e Kampioneve barazoi 1-1, por humbi sfidën e dytë në Norvegji 4-1.

Në historikun e barazimeve të Tiranës rezulton edhe një 2-2 kundër Ajaksit të Amsterdamit në vitin 1971, në Kupën e Kampioneve.

Takimi i kthimit kundër ZTE do të luhet, më 8 korrik, në Hungari.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›