E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, sot përballja Uruguaji-Gana

çerekfinalja e dytë e botërorit vë përballë kombëtaren amerikanojugore me atë afrikane. Sfidë që vlen shumë më tepër se një vend mes katër më të mirëve të botës.
Takimi që do të luhet në orën 20:30 në stadiumin "Soccer City" është historik për të dy çerekfinalistët. Nga njëra anë është Uruguaji, dy herë kampion bote (1930, 1950), por që nuk i sheh gjysmëfilanet që nga viti i largët 1970. Nga ana tjetër, Gana, që mban mbi supe përgjegjësinë e një kontinenti të tërë. Nëse ia dalin, "Yjet e zinj" bëhen e para kombëtare afrikane që arrin mes katër më të mirëve të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›