Triumfon kombetarja 1-0 me Bjellorusine

Mjafton një gol i tillë që Shqipëria të përjetojë kohët më të bukura, duke u ngjitur me pikë të barabarta me Bjellorusinë në vendin e dytë të grupit D, për eliminatoret e Euro-2012. Në Qemal Stafa thyhet 1-0 Bjellorusia e Bernd Shtange, e detyruar nga një përfaqësim madhështor i kuqezinjve të Josif Kuzhe. Të thirrur për ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve – përgjigjen të gjithë, nga më të rinjtë, e deri në eksperiencën e çmuar të Skelës e Lalës, fondamental në ndërtimin e cdo aksioni të Shqipërisë.
Një pjesë e parë e dominuar nga kuqezinjtë; Salihi që ka patur shumë mundësi në këtë takim dhe Skela. Por momenti më i mirë është ai i fundit të pjesës së parë. Traversë e Lorik Canës në minutën e 42. Kosovari siluron nga goditja e dënimit, në një distancë rreth 30 metra, por me portierin të mundur topi përplaset në traversë. Nuk shënon beniamini i një stadiumi të tërë - lojtari që me grintën e tij karikon gjithë ambientin. Vetëm një minutë dhe sërisht mundësia për të kaluar në avantazh. Bogdani shërben për Salihin, shkodrani me finesë e kalon topin mbi portierin, por nuk gjen kuadratin. Ritmi i lartë i të besuarve të Kuzhes nuk ndalet edhe në 45 minutat e dyta. Salihi në të 50 impenjon portierin me një goditje me kokë, topi prek edhe shtyllën, e më pas del jashtë.
Presioni i kuqzinjve mbyll bjellorusët në zonën e tyre, por portieri Veremko është i pakalueshëm. Por kjo deri në minutën e 62. këtë herë Veremko tradhtohet nga mbrojtësi i tij dhe Salihi nuk fal. I vetëm në qendër të zonës, sulmuesi godet me të djathtën, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Feston stadiumi, për një ndeshje nga ato që ka pritur gjithnjë. Rreziku i parë i vërtetë për Ujkanin vjen në të 72, kur portieri kosovar duhet të ndërhyjë për të mbrojtur rezultatin. Një kombëtare kështu kishte kohë që nuk shihej në Qemal Stafa. Bulku-Skela e Salihi konkretizojnë një aksion të denjë për lojtarët e aftë të playstation, por për shkodranin porta zvogëlohet dhe përplaset në shtyllë.
Gjithsesi edhe pse me dy gola të anulluar, shumë raste të humbura, Hamdi Salihi është matsh-ëinner. 8 pikë po aq sa Bjellorusia, por me një gol të dytë do të ishim edhe në vendin e dytë. Mbrëmja magjike e kuqezinjve të Kuzhes mbyllet si duhet. Shqipëria këtë herë është e bukur dhe fituese.
Eno Skarço