PS mbledh kryesine. Zyrtarizohet kandidatura e Rames

Edi Rama zyrtarizon sot pasdite kandidaturën për kryetar të bashkisë më të madhe në vend. Socialistët do të mbledhin në orën 18.00 të pasditës se sotme kryesinë, ku do të miratohen kandidaturat përfundimtare për zgjedhjet e 8 majit. Forumi i lartë i socialistëve nuk pritet të përfshihet në debate për kandidatët e qyteteve kryesore dhe më të mëdha në vend, të cilat aktualisht janë të përcaktuara. Përzgjedhja e kandidatëve për komuna ka qenë më problematikja në këtë proces. Zonat që do t’u lihen aleatëve do të diskutohen në mbledhjen e këtij forumi. Kandidaturat zyrtare nga kryesia e socialistëve shpallen dy ditë përpara përfundimit të afatit të rregjistrimit të kandidaturave në KQZ.