Diploma e re matura me dokument te pafalsifikueshem
Kjo (ne foto) është diploma e re me të cilën do të pajisen maturantët, pas katër provimeve. Për herë të parë, ajo është e një formati tjetër e pajisur me elementë sigurie. Ndryshe nga herët e tjera ajo, do të shtypet në shtypshkronja të vecanta. Të gjitha detajet i bën publike për Albania Screen, Fatmir Vejsiu , drejtor i arsimit parauniversitar në MASH.
"Është një dokument që e lëshon jo më shkolla, por drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Shtypet në shtypshkronja të letrave me vlerë, pra është një karton që në brendësi përmban logon e ministrisë, është dicka që e vendos ministri me stafin e tij për të ditur se kush është elementi i sigurisë në trupin e diplomës", tha Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në MASH.
Ndërkohë, diploma e re do të përmbajë edhe një certifikatë të listes së notave, e cila vitit tjetër të maturës thonë specialistët pritet të ndryshojë. "Certifikata e notave ka elementë sigurie vetëm ID e nxënësit dhe përputhet me ID e nxënësit në diplomë, pra, ID që merr nxënësi në provimet e maturës shtetërore dhe janë të pasqyruara notat e 4 ose pesë viteve. Ka një kosto shumë më të lartë se të një deftese pjekurie", tha Vejsiu.
Përsa i përket falsifikimit të diplomave të maturës, autoritetet e arsimit thonë se është tepër e vështirë, pasi tashmë në ketë proces do të përfshihet edhe shtypshkronja e cila do të ketë një përgjegjësi të vecantë.
Edlira Sulejmani