E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina ndalet në barazim

SHBA-të kanë arritur që të ndalin me një barazim 1-1 Argjentinën e Sergio Batistas, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në New Jersey.

Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi e dominoi këtë takim nga fillimi, ndërsa frytet u shfaqën në minutën e 42-të, kur Esteban Cambiasso realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Argjentinës.

Në fillim të pjesës së dytë selektori i SHBA-ve, Bob Bradley vendos për zëvëndësime. Ishte pikërisht 18 vjeçari i cili sapo hyri në lojë, Juan Agudelo (59’) ai që shënoi për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Ndeshja kishte vetëm karakter miqësor dhe jo garues, por ishte test për formën e të dyja përfaqësuesve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›