Shqiptaret blejne me pak libra

Shqiptarët kanë blerë më pak libra për të shoqëruar pushimet e verës.
Edhe pse botuesit vazhdojnë të ofrojnë tituj që përshtaten me bregun e detit, të dhënat nga libraritë, tregojnë se krahasuar me një vit më parë shitjet kanë rënë ndjeshëm.Tatjana Adhami nga librari “Albania” thotë se libri po has në krizë. Sivjet një pushues merr vetëm një libër me vete e jo tre katër, shton ajo
Sa i takon preferencave, letërsia artistike e përkthyer është ajo që mbizotëron, ndërsa Orhan Pamuk, Stig Larson, Stefani Majer e Zanfon janë autorët më të shitur.
Edhe pse kriza ka ndikuar,nëpër libari është vënë re një rritje e nivelit të shitjeve të librave për fëmijë dhe adoleshentë siç janë botimet e sagave.