Trofeu, 50 mijë lojtarë votojnë për K.Ronaldon
Altin Latifi
Kristiano Ronaldo është votuar si lojtari i vitit nga Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë. 57.500 anëtarët e tij kanë bërë të ditur dje se mesfushori i Mançester Junajtid, që shënoi 42 gola në sezonin e kaluar mes Champions League dhe kampionatit anglez, është votuar me një shumicë thuajse absolute nga ky organizëm. Në fakt, bëhet fjalë për një trofe që zakonisht i paraprin "Topit të Artë". "Të nderohesh nga mbi 50 mijë kolegë anembanë botës është vërtetë e pabesueshme", deklaroi portugezi pas marrjes së çmimit. Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar edhe "Topin e Artë" që jepet nga revista franceze "France Football", por edhe për çmimin e "Lojtarit më të mirë të vitit", nga FIFA. "Do të doja të falënderoja të gjithë shokët e mi të skuadrës, trajnerët dhe të gjithë ata që janë pjesë e Mançester Junajtid dhe skuadrës time kombëtare", u shpreh futbollisti i "Djajve". Në skuadrën e vitit, 5 janë futbollistë të Spanjës që u shpall kampione e Evrope në muajin qershor në Vjenë. Duke nisur që nga portieri Iker Kasijas, mbrojtësit Serxho Ramos dhe Karles Pujol, mesfushori Ksavi Hernandez dhe sulmuesi Fernando Torres. Nuk mungon as talenti i Barcelonës Lionel Mesi si edhe Rio Ferdinant i Mançesterit. Liverpuli përfaqësohet me Stiven Xherard, ndërsa Çelsi me Xhon Terrin. I vetmi futbollist që luan në Serinë A është braziliani i Milanit Kaka.
Ferguson
Tepër i kënaqur me çmimin e marrë nga benjamini i tij, Sër Aleks Ferguson beson se Kristiano Ronaldo mund të përmirësohet akoma më shumë. 42 golat e shënuar një vit më parë duken një arritje e pamundur për këtë edicion, duke parë edhe faktin se portugezi rikthehet pas një operacioni të bërë në kavilje. Por, për teknikun skocez të "Djajve të Kuq", mbrojtësit europianë duhet të jenë akoma të kujdesshëm ndaj Kristiano Ronaldos. "Për një lojtar, të shënosh 42 gola, është një vlerësim i bërë. Ai është një futbollist që gjithnjë dëshiron të marrë topin dhe luan përherë me një kurajo të jashtëzakonshme", deklaroi Ferguson. "Ai ka më shumë autoritet dhe i merr vendimet më me maturi. Kristiano është vetëm 23 vjeç dhe është në rrugën e duhur. Mjafton të shohësh se me cilët futbollistë ka konkurruar për këtë çmim për ta kuptuar se kush është Ronaldo", tha më tej tekniku skocez. Vetë Ronaldo falënderoi Ferguson: "Atij i detyrohem shumë, më mori që kur isha 18 vjeç".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)