Trojani i ri sulmon masovikisht bankën britanike

Londër, 12 gusht - Zeus3, versioni i fundit i trojanit të njohur i ka krijuar një dëm të madh një banke në Britani. Vlerësohet që përmes këtij sulmi të ri, më të sofistikuar, në llogaritë bankare janë transferuar më shumë se një milion dollarë nga disa mijëra llogari bankare të klientëve. Kompania M86 Security, e cila e para kishte vërejtur aktivitetin e këtij trojani, pohon që shfrytëzuesi nuk mund ta dijë se a është i infektuar apo jo, dhe që shfrytëzuesit këshillohen që gjatë çdo logimi në online banking, gjithsesi ta kontrollojnë edhe gjendjen e llogarisë së tyre.
Ky trojan thuhet se punon ashtu që “kap” koneksionet legjitime në sistemin për online banking, dhe grabit sesionin e shfrytëzuesit për t’u mundësuar sulmuesve qasje në atë llogari. Pas kësaj, madje edhe ia dërgon shfrytëzuesit një raport të rremë për gjendjen e llogarisë në të cilën më nuk ka mbetur asgjë.