E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojet shqiptare kremtojnë lindjen e Krishtit, nën shenjën e optimizmit dhe të mbarësisë

Krerët më të lartë të shtetit urojnë të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes. Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, uruan festën e festën e Krishtlindjes. Presidenti Topi, me anë të një mesazhi, publikuar në faqen e internetit të presidencës, përcjell urimin e tij për paqe, shpresë, lumturi e begati. “Në këtë ditë të shenjtë, kur çdo besimtar i devotshëm i krishterë ripërjeton lindjen e një bote të re të besimit dhe të mbizotërimit të mirësisë, dashurisë e mirëkuptimit, me rastin e Krishtlindjes, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta! Nëpërmjet Jush, u përcjell të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë kudo ndodhen urimin që drita e shpresës të ndriçojë jetët e tyre përgjithnjë, paqja e shpirtit t’i shoqërojë çdo çast dhe që besimi tek triumfi i mirësisë, vëllazërisë, tolerancës, ndihmesës dhe solidaritetit human t’i udhëheqë në rrugëtimin drejt lumturisë e begatisë familjare dhe njerëzore”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit. Ndërsa kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtërisë së Tij, Anastas Janullatosit, shpreh në urimin e tij se “drita e botës, Jesu Krishti, shfaqet e njohur dhe familjare, sikundër edhe drita natyrale”. Që në mesnatë besimtarët filluan ritualet fetare për lindjen e Krishtit, duke kënduar në Tiranë, Shkodër, Korçë, Tetovë, Prishtinë, Pejë, Ulqin e gjetkë, për lindjen e birit të Hyut. Kjo festë për nga rëndësia është e dyta për të krishterët, pas festës së Pashkëve të Ringjalljes. Në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse të vendit u festua me solemnitet lindja e Jezusit. Meshat për nder të lindjes së Krishtit, kanë filluar që dy ditë më parë. Ceremonia kryesore e Krishtlindjes zhvillohet në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë por dhe politikanë luten për më shumë dashuri, falje, drejtësi dhe gëzim. Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku.Sipas ungjijve të njohur dhe të pranuar nga Vatikani, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret. Lindja e Krishtit ishte paralajmëruar nga të gjithë profetët. Radio Vatikani: Protagonistët e Krishtlindjes: Maria, Jozefi, barinjtë e.…/Në festën e Lindjes së Krishtit Zot pyesim: kush janë protagonistët e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme e madje vendimtare për fatin e mbarë njerëzimit. Duke shikuar e kundruar Foshnjën Hyjnore të vendosur nga nëna Mari në grazhd të një shpelle në Betlehem, s’ka dyshim se të vegjëlit, të varfërit në shpirt: këta janë protagonistët e Krishtlindjes, si dje ashtu edhe sot; protagonistë të vërtetë të historisë së Zotit, ndërtimtarë të palodhshëm të Mbretërisë së Tij të drejtësisë, të dashurisë e të paqes.Të përvujturit, si Maria, që besoi në fjalën e Zotit dhe adhuroi e para, e përkulur mbi grazhd, Frytin e kraharorit të saj; si Jozefi, njeriu i drejtë, që pati guximin e fesë e i duk më e arsyeshme t’i bindej Hyjit, sesa të ruante namin e vet të mirë;  si barinjtë, të varfërit, njerëzit e panjohur, që pranuan kumtin e lajmëtarit qiellor dhe u nisën për ngut drejt Shpellës ku gjetën Foshnjën e sapolindur dhe, të mrekulluar, e adhuruan, duke lavdëruar Hyjin. Me Marinë, Jozefin e barinjtë, me mbretërit dijetarë e aradhet e pafundme të adhuronjësve të përvujtë të Foshnjës së sapolindur, të cilët gjatë shekujsh e pranuan mesazhin e Krishtlindjes, edhe ne, vëllezër e motra të trojeve shqiptare, ta lëmë dritën e kësaj dite të përhapet kudo.At Bernardin Palaj: Tradita e Krishtlindjes ndër shqiptarë: Nata e Buzmit!/Kombit shqiptar kur kaloj nga paganizmi në krishtërim, Nata pagane Buzmi bëhej Nata e krishterë e Sh’Këndellës - Nata e lindjes së Krishtit, që vjen për të kndellë gjithçka. Ta përkujtojmë ‘Natën e Buzmit’ e brohorinë e saj: “Po vjen buzmi bujar me dushk e me bar, me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit!”. “Tri ditë mbassi të kthejë moti mbarë bjen kjo natë, në të cilën do të lutet shtëpi për shëpi të knellunt e jetës me nje ceremoni të veçantë për rreth buzmit bujar, mbas ritualit mâ të pastër, ruejtë ndër malet e Dukagjinit deri ndër ditë tona. Asht nata e buzmit! Nepër të tana katundet e Shqipnís së Veriut duhet me djegë buzmat në ketë natë, ke fillon të knellunt e jetës së ré. Buzmat janë trí copa drű arre dy–vjeçe. Paradite nje burrë shtëpije, mbasi të jét la shtetsh, pse nuk bân me i nxjerrë buzmat pa u lám, shkon në mal për me i nxjerrë dhe i bjen te shtëpija. I pështetë përjashta murit të shtëpís në nji vend ku mos t’i prekë kerkush deri të vijë koha e darkës. Kur të bâhet koha e darkës, i zoti i shtëpís gaton zjarmin e ri. Dy burra tjerë dalin jashta shtëpije dhe i marrin ata buzma për dy skâjesh tue ndejë njâni mbas tjetrit e ashtu u ngjiten shkallvet deri te praku i derës. Aty i thrrasin të zotit të shtëpís, si t’ishin miq të largët: - O i zoti i shtëpěs! - Askush nuk u a dredhë gjegjen. Thrrasin së dyti; prap heshtim i plotë prej mbrendanit të shtëpís; kur të thrrasin së treti - Hojjaa! Përgjigjet i madhi i familjes prej së mbrendanit. - Po vjen buzmi bujar me dushk e me bar, me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit! - Mirë se u bjen Zoti ! Pastu prů ora me nafakë ! – pergjegjë i zoti i shtepís mbrendë. Tue hym buzmi mbrendë, të gjith misat e shtëpís çohen në kambë; hjekin kapuçat, e ndërsa i zoti i shtepís njéh uratime, dikush blegron si delme, tjetri virrë si dhě, kush pallë si lopë e kush brylekë si kau, fëmija ndjekin me zâ kingjat, edhat e viçat e vathit e kështu s’ prâjnë tue ndjekë me zâ të gjitha shtâzët shtëpiake deri sa të vendohen buzmat në zjarm prej të zotit të shtëpís, i cili me mâ të madhin nderim i mbulon me shpuzë zjarmi, tue i ruejtë mos të digjen skâjesh, pse ato una duhen nesër për me bâ lamin. Atëherë ulet treveza e vihet pija; por përpara do të kryhet edhe një flijim i veçantë. Në nji quk të zgavrruem manakali në trup të buzmit, i zoti i shtëpís qet farën e të gjith sendit shka t’i prodhojë toka, tue ia lypë Zotit emën për emën me ia falë secilen farë qi qet n’atë gropëz. Atëherë merr gotën e rakís. Robët e shtëpís rrijnë gjithnji në kambë, ndersa i zoti i shtëpís me gotë të pijes në dorë kështu i falet buzmit bujar, ku kqyrin të gjith pjestarët e familjes: Të falemi buzmi bujar! Unë po të falem me krezhmi; ti m’u fal me bulshí e me gjith të mirat e Zotit; ti me na i falë e me na i bâ nafakë! - e gotën e parë i a derdh buzmit n’at quk. Mun në ketë kohë e zoja e shtëpís, qi gjindet në tjetrën anë të votrës, qet edhe kjo n’at vrimë të buzmit pak tlynë e pak djathë, tue i u lutë Zotit e buzmit me i a falë bylmetin shtëpís. Baríjt atëherë qesin përmbi buzma do pipa lejthije për mos me u dalë dybëza dhivet. Zjarmi do të ruhet gjith natën deri të bâhet lami, e askush s’do të frŷjë n’at zjarm, për mos me thyem era pemët në verë. Mandej ulen të gjith në tryezë për me darkuem. Ne ketë natë, nuk ka shtëpí sado e vogël ajo të jét, qi nuk gaton fërlikun e buzmit – nji laknuer petash të grujta e arrash. – Para se me nisë bukën, i zoti i shtëpís i bjen lehtë me sup të krahut të majtë shoqit qi ka për brî, tue uruem me këto fjalë: Ar m’arë si duejt n’arë; e ashtu si janë të gjith rreth treveze përsërisin këto fjalë me rend, tue ndeshë shoqishojnë me supa të krahut. Si të kryhet e ndeshuna e parë, fillon prap i zoti i shtëpís, por në krah të djathët e vetëm mbassi të kryhet kjo ceremoní, hahet darka”.At Bernardin Palaj: Tradita e Krishtlindjes ndër shqiptarë: Buka e lamit!/N’agshol të dritës do të bahet lami. E Zoja e shtëpís, mbas mjesnate do të gatuejë bukën e lamit. Prap nji akt liturgik, qi do ta kryejë i zoti i shtëpís në mjedis t’arës. I zoti i shtëpís merr nji krah tallë 6 dhe i shkepë në mjedis t’arës rreth vehtes, tue përftuem nji rrotullak, e pret prap kryq me tallë. Nji njeri i shtëpís i bjen bukën e nxehtë me nji pjesë djathë sypri më njenën dorë e më tjetrën majet e buzmavet të ndezun, të cilat në mjedis të lamit i a dorzon të zotit të shtëpís. Ky merr unat e ndezuna e tue i qërfatë 7 së pari përmbi bukë e djathë, thotë kto fjalë: Falna o Zot bukën e përditshme! Mandej tue u sjellë rreth atij lami, qërfatë pa pushim unat tue përsëritë kto urime: gacë e karricë 8 ! Si të sillet gjithkund rreth talles, therë tokën për me mbytë urin mos të bâjë dam. Then bukën e nji grimë djathë e i a nep ati qi e prűni, tjetrën e merr e shtjen në shtëpí e unat i a nep bariut. Ky ulet në burg të gjâs e tue qërfatë unat rreth e rrotull, thotë vijanos këto fjalë: gacë e delme, gacë e dhě, gacë e lopë, e kështu tue njehë nji nga nji emnat e gjâs së gjallë qi dishron të i a falë Zoti në jetë të ré. Atëherë bariu njitet nalt e të gjith zbashku n’agshol të dritës hanë bukën e lamit, bukën e jetës së ré. Porsa të hanë bukën, dy burra shtëpije dalin jashtë; njęni merr do tallë e tjetri nji këmesë e nji gjylpanë të madhe në dorë për me tręmbë pemët e buta. Ai qi ka këmesën, porsa t’i afrohet pemës, i turret tue e pyetë shoqin tri herë rresht: A e pres? – Mos e pre, se bân, i përgjegjet tjetri. Mbas tri heresh bân kinse po e thérë me gjylpanë, tue pyetë shoqin prap tri herë rresht: A e theri ! – Mos e thér, se lidhë. Mbas së tretës herë, ai qi ka tallën, e lidhë pemën qi të bâjë kokrra. Kështu i kerkojnë të gjitha pemët e buta me rend. Mbas përbetimit të pęmvet, të gjith do të lahen shtetsh në nji uj qi hecë. Ditën e Maranajvet, të gjith pjestarët e shtëpís, në Dukagjin, nuk shtijnë gjâ në gojë deri të kthehet dita, pse zgjidhen shpirtënt e të vdekunvet n’atë jetë. Në fillim të secilës vjeshtë nepër Dukagjin lutet dita e qiravet, për gjith fis me fërlikë për të vdekun të trollit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›