E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka ambasadorëve: Dialog, në të mirë të integrimit

Ndërkombëtarët shtojnë thirrjet për dialog për politikën shqiptare. Pas deklaratës së Ambasadores Polake që mban presidencën e radhës së BE-së, këtë radhë apeli për dialog ka ardhur edhe prej trojkës së ambasadorëve në Shqipëri, të cilët kanë theksuar se dialogu politik dhe kryerja e reformave, janë thelbi për integrimin e vendit.
 

“Sapo vij nga Brukseli dhe në Këshillin e Stabilizim Asocimit, komisionerët Ashton dhe Fyle apeluan për dialog. Është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që të vendoset dialogu politik dhe më pas të realizohet edhe reforma elektorale”, deklaroi Ettore Sequi.

“Ne punojmë dhe dikutojmë së bashku dhe siç e përmendi edhe ambasadori Sequi, çdo gjë e ka emrin dialog dhe reformë. Vetëm kështu mund të bëhet progres” tha më tej zv.ambasadorja e SHBA-ve Debora Jones
 

“Emri i lojës së tanishme është dialog dhe dialogu duhet të vij për të mirën e Shqipërisë, për integrimin e vendit në BE”, vijoi deklaratën Eugen Wollfarth.

Deklarata e trojkës së ambasadorëve erdhi në festën e organizuar nga ambasada e Egjiptit, në kuadër të festës kombëtare të këtij vendi, ku ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, zv.ambasadorja e SHBA-ve Deborah Jones dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›