Rama BE-së: Pranoj humbjen. Të eliminohen manipulimet
21/07/2011 Kreu socialist i përgjigjet deklaratës së përbashkët të Fulesë dhe Ashton
Partia Socialiste do të pranojë të nisë dialogun me shumicën qeverisëse. Por ndërkohë u ka kërkuar partnerëve evropianë që të ndërhyjnë me propozime konkrete për eliminimin e çdo mekanizmi që mundëson manipulimin e zgjedhjeve në vendin tonë. Kështu, në përgjigje të deklaratës së përbashkët të baroneshës Ashton dhe komisionerit Fule drejtuar dy ditë më parë në adresë të klasës politike shqiptare, kreu socialist Edi Rama ka bërë me dije lidhur me qëndrimin e mëtejshëm të partisë së drejtuar prej tij. Përmes një letre Rama ka informuar zëvendëspresidenten e Komisionit Europian dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Katerinë Ashton si dhe Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Fule lidhur pozicionin e PS-së në situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 8 majit. Letra u bë publike vetëm në disa nga mediet pranë PS-së.
Qëndrimi
“Ne jemi të bindur se e vërteta e hidhur e këtij procesi pa standarde, ku fitorja e opozitës u grabit ditën për diell dhe administrata zgjedhore, KQZ-ja e Kolegji Zgjedhor, manifestuan brutalisht mungesën e rendit ligjor në Shqipëri, duhet adresuar pa ekuivok, jo për të ndryshuar tanimë rezultatin e gënjeshtërt të Tiranës, i cili njësoj si më 2009-n u vulos nga një gjykatë zgjedhore aspak e pavarur, po për të hapur rrugën e një dialogu serioz dhe ndërtuar qasjen e duhur ndaj së ardhmes”, - vuri në dukje Rama në letrën për Ashton dhe Fule. Në këtë mënyrë, duke dhënë një deklaratë të tillë, të ndryshme me ato paraardhëse, kreu socialist paralajmëroi një ndryshim kursi të kësaj forcë politike. “Ne presim me besim të plotë të lexojmë konstatimet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE–ODHIR-it. Po ashtu mbështesim pa asnjë rezervë nismën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës për të pyetur Komisionin e Venecias lidhur me mënyrën se si Shqipëria mund të shmangë situata të ngjashme me atë që fatkeqësisht ndodhi në zgjedhjet e turpshme të Tiranës. Faleminderit edhe për nxitjen e kësaj nisme”, - thuhet në përgjigjen e kreut Rama.
Garancia
Në letrën e tij kryetari i PS-së siguroi se “opozita shqiptare do ta luajë rolin që sot i dikton sfida e integrimit europian të Shqipërisë me vetëdijen e urgjencës së nënvizuar prej jush lidhur me reformat esenciale që i duhen vendit në aspektin kushtetues, zgjedhor e institucional, përfshirë edhe një reformë të thellë parlamentare”. Madje, po në këtë linjë, Rama shtoi: “Ju siguroj se tek opozita shqiptare do të gjeni vijimisht një përfaqësues të denjë të aspiratës europiane të popullit shqiptar dhe duke Ju garantuar po ashtu se 12 prioritetet e përcaktuara prej Komisionit Europian janë edhe prioritete të axhendës sonë, lejomëni tJu shpreh konsideratat e mia më të larta për punën Tuaj fisnike.” Njëkohësisht në emër të opozitës kreu i saj, Rama, falënderoi partnerët evropianë për vëmendjen e posaçme me të cilën ndoqën këto zgjedhje të fundit në Shqipëri dhe veçanërisht për shprehjen e qartë publike të shqetësimit për zhvillimin aspak normal të procesit zgjedhor në Tiranë.
Apeli
“BE-ja i bëri thirrje qeverisë dhe opozitës që urgjentisht të rivendosnin dialogun politik dhe për të kapërcyer bllokimin e gjatë politik. Ky dialog do të ishte i domosdoshëm për funksionimin normal të një shoqërie demokratike dhe institucionet e saj, duke përfshirë edhe funksionimin efektiv të Parlamentit, si dhe për avancimin e integrimit evropian të vendit. Të ripërtërihen forcat për avancuar me axhendën e reformave dhe zbatimin e tij.”
Kërkesa
“Bashkimi Evropian u kërkoi autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë dhe për të forcuar përpjekjet në axhendën e reformave dhe zbatimin e tij. Këto janë thelbësore për të arritur shkallën e nevojshme në përputhje me kriteret e Kopenhagës, duke përfshirë dymbëdhjetë prioritetet kryesore të identifikuara në Opinionin e Komisionit Evropian në nëntor 2010 mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim.”