Apeli i OSBE: Të nisë urgjentisht dialogu politik në Shqipëri
21/07/2011 Kryesia e OSBE-së u bën thirrje mazhorancës dhe opozitës ti japin fund ngërçit politik
Një ditë pas deklaratës së përbashkët të Këshillit të Stabilizim-Asocimit të BE-së, kryetari i radhës i OSBE-së Audronius Azubalis u bëri dje apel forcave politike në Shqipëri që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit politik. Kreu i OSBE-së, duke kërkuar nga maxhoranca dhe opozita që të nisin urgjentisht dialogun, kujtoi se pritet nga ODIHR-i që të jepet edhe vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit. “Opozita dhe qeveria duhet ti japin fund mosbesimit dhe polarizimit. Nisja urgjent e dialogut mes dy partive do të ndihmonte funksionimin e parlamentit”, - u shpreh Azubalis. “Polemika e vazhduar rreth procesit të ankimit pas zgjedhjeve vendore të 8 majit ka theksuar nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, por ajo ka treguar mbi të gjitha nevojën urgjente që dy partitë më të mëdha politike të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme”, - deklaroi dje Azubalis. Kryetari i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Lituanisë, në deklaratën e tij për shtyp nënvizon më tej: “Ne jemi në pritje të vlerësimit përfundimtar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila mund të mbështesë këtë proces, por nuk mund të ketë asnjë vonesë në vendosjen e dialogut politik. Ky hap i parë është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe më në mënyrë të veçantë Parlamentit.” Në deklaratën e tij drejtuar politikës në Shqipëri ministri Azubalis u shpreh i gatshëm që zyra e organizatës në Tiranë apo dhe ODIHR-i do të mbështesin qeverinë dhe partitë politike që të bien dakord, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe në mënyrë transparente, për një axhendë më të gjerë të reformave, përfshirë edhe reformat zgjedhore. “OSBE-ja, përfshirë edhe prezencën e saj në Shqipëri, dhe ODIHR-i mbeten të gatshme që të mbështesin qeverinë dhe partitë politike që të bien dakord, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe në mënyrë transparente, për një axhendë më të gjerë të reformave, përfshirë edhe reformat zgjedhore”, - tha dje kreu i OSBE-së. Dy ditë më parë Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fule në përfundim të takimit të tretë të këshillit të Stabilizim-Asocimit bëri një deklaratë të ngjashme, duke e vënë theksin te pjesëmarrja e opozitës në jetën parlamentare, ku i kujtoi liderit të saj Rama se “bojkoti është i papranueshëm për BE-në”.
Zgjedhjet vendore
“Polemika e vazhduar rreth procesit të ankimit pas zgjedhjeve vendore të 8 majit ka theksuar nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, por ajo ka treguar mbi të gjitha nevojën urgjente që dy partitë më të mëdha politike të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. U bëj thirrje qeverisë dhe partive opozitare që ta kapërcejnë polarizimin dhe mosbesimin e thellë e ti japin fund ngërçit politik në vend”, - deklaroi dje Azubalis.
Vlerësimi i ODIHR-it
“Ne jemi në pritje të vlerësimit përfundimtar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila mund të mbështesë këtë proces, por nuk mund të ketë asnjë vonesë në vendosjen e dialogut politik. Ky hap i parë është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë e më në mënyrë të veçantë parlamentit”, - u shpreh dje kryetari i radhës i OSBE-së.
Ndihma
Ministri i Jashtëm lituanez, në cilësinë e kryetarit të radhës së OSBE-së, nënvizon më tej se “OSBE-ja, përfshirë edhe prezencën e saj në Shqipëri, dhe ODIHR-i mbeten të gatshme që të mbështesin qeverinë dhe partitë politike që të bien dakord, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe në mënyrë transparente, për një axhendë më të gjerë të reformave, përfshirë edhe reformat zgjedhore”.