E Diel, 1 Nëntor 2026

Korporata Elektroenergjitike e Kosovës i blen energji KESH-it

Prishtinë, 13 Janar NOA - Korporata
Elektroenergjitike e Kosovës KEK sh.a. njofton se nga ditët e fundit të
dhjetorit dhe gjatë janarit ka marrë energji elektrike nga korporata simotër
KESH në formë shkëmbimi për aq sa e lejojnë kapacitet transmetuese, me qëllim
që ta ndihmojë KESH-in në përballimin e situatës. 

Për këtë qëllim KEK ka ndalur nga puna dy
njësi për prodhim të energjisë elektrike në TC Kosova A, në mënyrë që në
Hidrocentralet e Shqipërisë rezervat hidrike të përdorën sa më shumë për
prodhim të energjisë elektrike e të mos humbet uji.

Kjo marrëveshje me KESH-in njëkohësisht ka
ndihmuar edhe në uljen e rrezikut nga vërshimet e mëdha në Shkodër.

Konkretisht, KEK ka marrë varësisht prej orës
dhe ditëve deri në 300 MW për orë, apo mbi 5600 MWh brenda 24 orëve, që nga
data 26.12.2009. Gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjeve KEK-KESH për shkëmbime
të energjisë elektrike, - tha sot për agjencinë NOA, Viktor Buzhala, zëdhënës
i KEK-ut,

Energjia e pranuar nga ana e KEK-ut prej
Shqipërisë është energji e shkëmbyer dhe nuk paraqet shit-blerje të saj. KEK-u
ndër vite bashkëpunon me KESH-in në fushën e shkëmbimeve të energjisë
elektrike.

Rrjedhimisht, KEK sh.a. njofton që nuk ka
shitur energji elektrike në Shqipëri gjatë muajit dhjetor, përveç kthimit të
një sasie shumë të vogël të borxhit në energji KESH-it. Për informimin e drejtë
të publikut, KEK-u njofton që bëhet fjalë për një sasi të energjisë fare të
vogël, e cila është e barabartë gjatë tërë nëntorit dhe dhjetorit me energjinë
elektrike që KEK ka marrë nga KESH vetëm gjatë dy ditëve në fund të dhjetorit
dhe gjatë janarit.

Kjo nënkupton që informatat e publikuara në
media të ndryshme për sasi të mëdha të energjisë kinse të shitura KESH-it nga
ana e KEK-ut janë të pasakta!

KEK sh.a. ka vënë në dispozicion të KESH-it
tërë potencialin e vet teknologjik për të ndihmuar në tejkalimin e vështirësive
në hidrocentralet e KESH-it, vështirësi që kanë rezultuar nga ngritja e nivelit
të prurjeve në liqenin e Fierzës.

KEK-u mbetet thellësisht i angazhuar të
ndihmoi dhe në ditët në vijim deri në stabilizimin e gjendjes në hidrocentralet
shqiptare, - deklaroi z. Buzhala.

a.b./r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›