Knox në SHBA: Jam shumë e prekur

Amanda Knox ka mbërritur sot në SHBA pasi u lirua të hënën nga një gjykatë italiane e cila e shpalli atë të pafajshme. Knox pasi u mbajt e burgosur për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher ka mbërritur në tokën amerikane ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që besuan tek ajo.
24-vjeçarja dhe i dashuri i saj italian, Raffaele Sollecito, u shpallën të pafajshëm në apel, pasi një gjykatë e shkallës së parë i kishte dënuar me 26 vjet heqje lirie secilin, për vrajsen e studentes britanike.
”Jam shumë e prekur dhe e vetmja gjë që dua të bëj është të falenderoj të gjithë ata që besuan deri në fund në pafajësinë time”, deklaroi e reja në mbërritjen e saj në Siatëll.
Ajo shtoi se dëshiron të çmallet me familjarët, përpara se të bëjë plane për të ardhmen, por gjithsesi, është i sigurt rikthimi i saj në fakultet, për të përfunduar diplomimin.
Ndërkohë familja e studentes së vrarë Meredith Kercher është shpreh e revoltuar nga lirimi i Knox dndërsa premtoi se do të vazhdojë luftën e saj për drejtësi.