E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ne Uashington Festivali i Filmit Panorama Arabe

do vit Festivali i Filmit Panoramat Arabe i prezantuar nga Festivali i Filmit ne Uashington ofron filma te rinj nga bota arabe. Kete vit festivali ka prezantuar filma te kinemase egjiptiane me pese tituj te zhanrave dhe subjekteve te ndryshme perfshire filmin e pare per revolucionin egjiptian.

Festivali Panoramat Arabe ka ngjallur edhe kete radhe interes te madh me filmat nga bota arabe

Vemendja kete vit eshte perqendruar ne 5 filma nga Egjipti perfshire edhe premieren amerikane te filmit 18 dite i pari realizim per revolucionin egjiptian.

18 dite eshte nje kombinim me 18 filma me metrazh te shkurter nga 10 regjisore egjiptiane.

Secili nga filmat ofron nje kendveshtrim unik mbi ngjarjet qe ndryshuan kursin e historise egjiptiane.

Shirin Ghareeb eshte drejtore e festivalit

Kemi faktikisht 10 histori te ndryshme qe dallojne nga njera-tjetra ne kendveshtrimin e regjisorit mbi revolucionin egjiptian. shte nje perzierje stili tregimtar me nje reflektim emocional mbi ngjarjet qe shpaloseshin ne rruge gjate atyre diteve.

Nje tjeter titull i mirepritur i festivalit ishte filmi dokumentar Microphone i cili ofron nje veshtrim te hollesishem mbi skenen e fshehte artistike dhe muzikore ne Aleksandri pak para revolucionit.

Rok Hip Hop and zhanra te nderthurura muzikore jane vetem disa nga stilet e prezantuara ne film.

Zonja Ghareeb thote se per here te pare artistet e rinj po gjejne ekspozim

Ky eshte nje segment i popullates qe nuk e sheh te perfaqesuar ne gazeta apo ne radio. Keta artiste nuk intervistohen kurre ne televizion nuk u degjohet zeri. Filmi Microphone i realizuar para revolucionit u dha ekspozim ketyre artisteve.

Aktori kryesor dhe producenti Khaled KHA-Led Abol-Naga na-GAH thote se ne retrospektive filmi ishte nje parathenie e revolucionit. Por kjo nuk kuptohej kur po realizohej filmi

Kur e realizuam filmin nuk e dinim. Nuk po kerkonim revolucion. Nuk na shkonte ne mendje se do te kishte revolucion. Filmi titullohet Microphone pasi ofron mikrofon qe te degjohen keto zera. shte nje skene e fshehte qe ekzistonte para revolucionit.

Abol Naga ishte aktivist ne kryengritjen qe rrezoi Presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Ai thote se keto skena te fshehura tani operojne haptazi. Dhe regjimi i Mubarakut qe ekzistonte haptazi dikur tani ka kaluar ne fshehtesi.

Pushteti i popullit me ne fund po merr te njejten fuqi ose eshte bere edhe me i forte se ata qe kane ne dore qeverine. do grup qe mendon se po diskriminohet apo se sgezon te drejta tani ka menyra per te siguruar force te mjaftueshme per te rrezuar ose sfiduar pushtetin gje qe po ndodh ne te gjithe boten.

Por ai shton se ka edhe pengesa vecanerisht ne ushtrine egjiptiane

Po aktualisht kemi nje diktature te tmerrshme ushtarake. 2 dite me pare ata ndaluan bllogere pa arsye. Nuk mund te imagjinohet sa absurd ishte ky ndalim. Ata kishin kritikuar ushtrine dhe per kete arsye u ndaluan.

Por ai dhe drejtorja e festivalit Ghareeb shprehen optimiste se liria do te triumfoje

Revolucioni ka krijuar nje sens lirie dhe kjo liri do te shfaqet ne krijimtarine dhe origjinalitetin qe shpalosin filmat. Mendoj se festivali do te kete ndikim te madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›