E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, përfundon takimi Thaçi- Daçiç në Bruksel

BRUKSEL - Në Bruksel përfundoi takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkaktësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Daçic, që u ndërmjetësua nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evripan për politikë të jashtme dhje siguri, Catherine Ashton.

Në deklaratën e saj për media, pas takimit, zonja Ashton theksoi se “pas vendimit historik të Këshillit Evropian në Qershor, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën, ne shikojmë drejt hapave te ardhshëm të implementimit”.

Më tej ajo theksoi se “është e rëndësisë madhore që puna në implementim të vazhdoj gjatë javëve dhe muajve, ashtu siç parashikohet me Planin e implementimit” dhe ka shtuar se “është e kënaqur që të dy kryeministrat e konfirmuan përkushtimin e tyre për këtë qëllim”.

Sipas njoftimit për media, që e ka dërguar Maja Kocijançic, zëdhënëse e zonjës Ashton, “tekstet për telekom dhe energji pothuajse janë finalizuar” dhe se “diskutimet për këto tekste do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme”, derisa Catherine Ashton do të udhëtoj në Beograd dhe Prishtinë.

NIS RAUNDII BISEDIMEVE
Ora 15:00-Maja Kocijancic, zëdhënëse e Baroneshës Catherine Ashton ka njoftuar për mediat se sapo ka filluar raundi i 13 i dialogut Kosovë- Serbi për normalizimin e raporteve. Kocijancic bëri të ditur se Baronesha Ashton aktualisht është në takim me Kryeministrin serb, Ivica Daçiç dhe ekipin e tij.

“Vetëm për të konfirmuar, takimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE’ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës sapo kanë filluar. Përfaqësuesja e lartë Ashton është aktualisht në takim me Kryeministrin Daçiç dhe ekipin e tij. Kjo do të pasohet nga një takim dypalësh të Ashton me kryeministrin Thaçi dhe ekipin e tij. Takimi i Përbashkët do të ndiqet më pas", - thuhet në njoftimin për media.

KOSOVË-SERBI, TAKOHEN SOT NË BRUKSEL THAÇI E DAÇIÇ
Ora 12:44 - Kosova dhe Serbia zhvillojnë sot raundin e 13-të të takimeve në Bruksel në nivel të lartë, mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të tretin drejt zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh, në procesin e dialogut nën udhëheqjen e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila këtë javë pritet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.

Pala kosovare pret që sot të përmbyllen marrëveshjet për çështjet e telekomit dhe energjisë, të cilat para takimit më të ri të kryeministrave janë diskutuar në Bruksel edhe nga delegacionet teknike e grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit.

"Ne shkojmë me qëllimin me të mirë të mundshëm të arritjes së marrëveshjeve të reja që përshpejtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë", citon media në Prishtinë kryeministrin Thaçi drejt Brukselit, për takimin që pritet të mbahet pasdite.

Baronesha Ashton, pas takimit të sotëm me Thaçin e Daçiçin në Bruksel, është paralajmëruar se do niset për vizitë në Beograd dhe Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë, ndërsa ka shfaqur shpresën se kryeministrat do të bëjnë hapa para në dialog dhe në zbatim të marrëveshjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›