Trondit pas 60 vjetesh/ Diti Bicaku Deshmia ime ne naten e masakres se 26 shkurtit

Ndarja e dhunshme duarshtrenguar me shoqen time makina e pushkatimit egersia e Mehmet Shehut - ja deshmia e masakres nate 26 shkurt
Nderkohe qe Bashkia e Tiranes dje ne nje qender te ngritur nga zhdukja e nje prej kinemave me te vjetra ekspozon enet e perditshme si hante nje pjese e shqiptareve ne diktature ne Muzeun Historik Kombetar te rrethuar nga gropa hekura balte beton nje grup shume i paket qe i kane mbijetuar regjimit rrefenin ne zgrip jeten e perditshme ne diktature ne internim burgje si dhe masakren e 26 shkurtit ku u pushkatuan 22 intelektuale. Njeri rrefente se ishte ne moshen 18 vjec kur iu dha lajmi per pushkatimin e babait tjetri rrefeu se ishte ne barkun e nenes kur dhe atij iu pushkatua ati dhe me te dale ne jete direkt internim me tu bere adoleshent direkt burg ndash mund te bente edhe nje vit pas renies se diktatures. Aq ishte denuar.
Ndersa deshmine e te vetmes intelektuale mes 22 te pushkatuarave te 51-shit do ta sillte shoqja e saj ne momentin fatal duke kujtuar castin e shtrengimit te duarve kur Sabiha Kasimati ngjiste makinen per tu hedhur ne lumin Erzen ku jane gjetur ne nje grope masive vetem pese vjet me pare
E njohur si historia e hedhjes se bombes ne Ambasaden Sovjetike si pretekst per te shpallur terrorin ne vend me pushkatimin e 22 intelektualeve te pafajshem kjo dite ka shenuar dje edhe tubimin e pare te Institutit te Studimeve te Krimit dhe Pasojat e Komunizmit.
Cfare nuk shkonte te himni qe u kendua dje sigurisht ne audio qe nuk beri te hapte gojen asnje ne sallen dje Ndersa 1 minute heshtje per te pushkatuarit ne diktature rendonte dhe prekte vetem ne nje arsye asgje nuk eshte denuar nga krimet komuniste ndersa ne salle ne te njejten kohe binte nje zile celulari Teksti i himnit ...Kush eshte burre nuk frikohet por vdes por vdes si nje deshmor... nje kontekst qe me shume duket se i ka sherbyer evokimit te luftes partizane sesa dhunes diktatoriale mbi shqiptaret. Ndoshta edhe kjo arsye
Nese keto krime nuk do te deshmohen nuk do te zbulohen nuk do te njihen jashte izolimit ku vazhdojne te qendrojne duke qarkulluar vetem tek ajo pjese e vuajtur - pra keto krime dhuna dhe terrori do te perseriten - ky ishte mesazhi i dites se djeshme
Historia e bombes ne Ambasaden Sovjetike eshte Hidhet nje bombe dhe thyhen dy-tre xhama pushkatohen 22 intelektuale. Kjo eshte masakra e njohur e 26 shkurtit 1951 mbi intelektualet pothuaj e njejta fjali e perseritur e perseritur dje si deshmi nga me tronditeset ne diktature qe shenoi shpalljen e terrorit dhe dhunes. Dje ne tubimin e mbledhur ne sallen e Muzeut Historik Kombetar dukej gati nje izolim dhe pakesim njerezish per te deshmuar si specie qe vuajten ne diktature edhe pse kane kaluar 20 vjet ne demokraci mbahet peng procesi i dekomunistizimit. Uran Butka ne fjalen e tij Masakra me pretekstin e bombes ne Ambasaden Sovjetike krim tipik i sistemit komunist ka thene se eshte e paprecedente e gjithe kjo histori me legjislacionin ku te 22 intelektualet u pushkatuan pa njohur asnje procedure ligjore duke u shfaqur nje pushtet terrorist.
Listat ishin gati 150 vete u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq. Enver Hoxha - tha Butka - shkeli edhe ligjin e vet duke e cilesuar kete nje gjenocid te paster shteteror. Butka i referohet nje deshmie prokurorit te diktatures me mbiemrin Carcani i cili kishte deshmuar se per te pushkatuarit nuk ka pasur dosje hetimi nuk ka pare procesverbale marrje ne pyetje dhe se per dijenine e tij nuk eshte zhvilluar gjyq. Butka tregon serish nje tjeter fakt antiligjor nje tjeter xhelat i diktatures drejtor i Sigurimit te Shtetit ka deshmuar ne lsquo90-n i padenuar per ekzekutimet e tij se nuk eshte bere gjyq.
Kjo histori ka bere mjaft buje edhe jashte vendit ndaj regjimi per te fshehur gjurmet e nje vendimi shteteror te paligjshem nis procedurat pas pushkatimit me procesverbale te rreme. Anetari i Gjykates se Larte Ushtarake qe kryen ekzekutimin e intelektualeve Vangjel Kocani ka deshmuar se eshte thirrur nga kryetari ekzekutori i shquar Shuaip Panariti per te firmosur letrat formale si urdher i leshuar nga udheheqesi dhe se duhej te mbyllte gojen pasi ishte sekret shteteror
Ketu Butka ka ndalur frymen per tu kerkuar ndjese te pranishme se nuk mund te lexonte kete deshmi me tutje se eshte nje masaker Nje tjeter anetar i gjykates Nonda Papuli ka deshmuar me lsquo90 kur ishte gjalle gjithcka kunderthenese ka qene gjithcka e falsifikuar letrat procesi datat etj. njeri vdiq gjate torturave dhe e hodhen nga dritarja duke thene se u hodh vete dhe ashtu te vdekur e kane hipur ne makine me te tjeret te gjalle qe u pushkatuan me pas
Kjo eshte ngjarje me tipike e komunizmit ka thene Butka dhe e pashembullt ne historine boterore. Me 27 shkurt eshte nxjerre nje dekret dokument tjeter per te justifikuar krimet e mepasme. Pas 50 vjetesh u gjet varri ku ishin groposur 22 intelektualet dhe Butka e mbyll fjalen e tij se nuk mund te jemi ne Evrope pa u distancuar nga dhuna dhe krimi
Ndergjegjja e ketij intelektuali deshmohet me veprat kontributin ne keto 20 vite per te zbuluar te verteten mbi krimet komuniste ne studime e punime ndaj Butkes dje i eshte dhene edhe nderimi medalje nga Presidenti.
Listat e zeza ligjet enkas per ushtrimin e terrorit kasaphana per te vrare e dyfishuar numrin e te vrareve se keshtu mberrihet pushteti - Agron Tufa kryetari i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit i ka permendur si model sovjetik stalinist te cilit iu referua dhe pati per model Enver Hoxha dhe sistemi diktatorial qe ngriti. Ne kumtesen Importimi i modelit te terrorit sovjetik mbi intelektualet shqiptare Tufa ka deshmuar paralelen me modelin stalinist te diktatures se ciles iu referuar Enver Hoxha. Logjika e terrorit te madh dhe listat e zeza te spastrimit ishte nje fryme qe u ndoq prej stalinizmit ne vitin 1934. Tufa ka marre per deshmi librin e Butkes Dekreti i zi ku tregon flagrancen shteterore dekret qe doli nje dite me vone nga pushkatimi i 22 intelektualeve. Ministria e Brendshme dhe te gjitha ministrise e Enverit u mbushen me sovjetike duke zbatuar praktikat staliniste. Tufa ka zbuluar se libri i Butkes u referohet
kontradiktave te diktatures se pari hetime te parregullta duke iu referuar nje neni ligjit te 1 dhjetor 1934 marre copy-paste sipas sovjetikeve gjyq ne leter pa prokuror pa marre parasysh procedurat e animimit per falje nga ekzekutimi si dhe vendimi per pushkatim i zbatuar menjehere. Edhe pse ishte 15 vjet me vonese diktatura ne Shqiperi kopjoi ligjin sovjetik te vitit 1934 duke dhene denime me vdekje pa kaluar ne procedura burokratike ligjore. Tufa tha se nga historia sovjetike e kopjuar ne sistemin tone diktatorial shihen dy gjera paralele vendime per pushkatime ku listat i shihte vete Stalini si dhe zbatimi i perpikte per te zhdukur gjurmet e dokumentacioneve. Dhe cfare prodhoi diktatura intelektualin e nenshtruar intelektuali i ketij tipi qe lindej e rritej me besnikeri qeni duke prekur breza Tufa e ka mbyllur kumtesen e tij me sensibilitetin e intelektualit te sotem ndjeshmerine per tu cliruar nga e verteta duke u shprehur se asnje prej xhelateve nuk rrefeu dhe na tha fjalet lehtesuese Na falni Por vazhdon terrori i kur degjojme nga ekrani thirrje politikani te sotem se jane pak tre te vrare por nuk mjaftojne as 13 mije
Kolec Topalli kryetar i bordit te Institutit te Studimeve te Krimeve per Pasojat e Komunizmit me fjalen e tij Vrasja e intelektualeve synimi kryesor i masakres se 26 shkurtit 1951 ka risjelle deshmine ne momentin me delikat te historise kur ministri i Brendshem urdheroi arrestimin e 150 intelektualeve dhe u be gjykimi pa hetim Asnjeri nuk kishte gisht ne incidentin e ambasades dhe askush nuk e njihte njeri-tjetrin tha Topalli. Sigurimi i Shtetit vendosi naten sipas listave... pse kjo Te shpallte terrorin dhe te deshmonte besnikerine ndaj sovjetikeve Gjuhetar dhe kontribuues ne zbardhjen e historise se diktatures ne Shqiperi Kolec Topalli beri tregimin e secilit intelektual cilet ishin ata qe u pushkatuan pa asnje lloj faji vetem se kishin dhene sinjale e shfaqur kundershtime te hapura ndaj diktatures
Enver Hoxha nuk kenaqej vetem duke prere kokat e kundershtareve te tij por Topalli kujton si historia e Makbethit qe u be mbret me vrasje duke dhene njekohesisht sensibilitetin se fantazma e komunizmit po sillet ende neper kembe. Kumti final i intelektualit Te mos i harrojme krimet nese nuk e duam te perseritet e kaluara komuniste
Ishte 18 vjec kur i pushkatuan babain ne ngjarjen e 26 shkurtit Amik Kasoruho i pranishem dje me fjalen e tij Filozofia dhe praktika kriminale ne regjimet totalitare ka rrefyer gjendjen e tij emocionale se sa e zorshme e veshtire te flasesh per prinderit qe e lane me gjak por e kemi per detyre te flasim. Diktaturat kane nevoje per armiq per te mbajtur ne kembe aparatin e dhunes duhet ti stigmatizojme per te mos harruar - tha Kasoruho. Perkthyesi tha se Enver Hoxha predikonte dy te kunderta demokracine dhe diktaturen kur thone se diktatura e proletariatit eshte demokracia e vertete Te gjitha ndodhen ne emer te njeriut te ri u quajt marksizem-leninizmi si shkence e shkencave nese vitet e para u vrane pa buje me vone vrasjet u sanksionuan me ligj ka familje qe nuk dine ku jane eshtrat e familjareve ndodhi izolimi me i eger me nje shtet qe nuk i perfaqesonte diskriminimi na shoqeroi per 50 vjet shperngulja e detyruar konsistoi ne ngritjen e sistemit te frikes krimit dhe pasigurise nuk pati risi ne mendim por zbatim i verber i politikes sovjetike per te ardhur ne pushtet te paaftet perdorin cdo cmenduri paranojen e Stalinit e ndoqi edhe Enveri... keto ishin shenjat me fatale te diktatures praktike kriminale qe u aplikua nga kopjimi i stalinizmit edhe ne filozofi te permendur nga Kasoruho. Por ne gjithe kete veshtrim perkthyesi tregon me te thjeshten ne ironi se e keqja eshte se eshte demtuar psikologjia jone Jane zhdukur njerez ndersa sot perkujtohen krime te padenuara. E kujtojme me dhimbje dhe vetedije si borxh per te mos u perseritur me. Por shohim se forca e ligesise nuk eshte zhdukur ngre krye ne greva dhe protesta duke na shkaktuar serish terror - i njejti ton dhe nga Kasoruho me pak shprese pse mbahet vendi kaq i lidhur me trashegimine dhe mentalitetin komunist Zilet e celularit dhe zerat ne fund te salles here si psheretima nga cpo degjojne veshet here si takime njerezish qe nuk ishin pare kushedi se kur me njeri-tjetrin e detyrojne moderatorin e takimit Pjeter Pepen te thote Te lutem telefonat mund ti fikni Edhe publicisti Gezim Peshkepia eshte nje nga djemte e intelektualeve te pushkatuar me 26 shkurt 1951 i cili e nis fjalen e tij se drejtesia nuk duhet te konfondohet me hakmarrjen. Ne konference ai eshte thirrur per te dhene kujtime Persekutimi i familjeve ku shprehet Ne jemi per katarsis qe duhet te filloje ne drejtesi dhe ne organet shteterore dhe me ligjin per kriminelet qe nuk kane dhene llogari per krimet.
Duhej bere procesi i Nurembergut dhe vetem nje ligj do denoje gjenocidin e paster te diktatures dhe vetem atehere do marre rruge demokracia - tha Peshkepia qe jo pak here ka qene polemizues dhe deshmues i komunizmit. Peshkepia ka deshmuar se prokurori me emrin Skender i ka dhene plumb babait te tij dhe pas lsquo90-s eshte dekoruar Por Peshkepia ka ndalur me shume ne anen tjeter te deshmise se 26 shkurtit se si familjaret u internuan dhunuan diskriminuan. Jam deshmitar i persekutimit kam njohur burgun internimin dhe depertimin - ka deklaruar Peshkepia. Ai ka kujtuar se si jane hipur ne kamion tre familje me tre gra tre plaka dhe nje tufe femijesh. Oficeri i mori pallton gjyshes sime dhe ja hodhi pertoke duke i thene mjaft e ke mbajt borgjeze. Nena dridhej dhe Hanko Omari solli nje batanije te gjelber por policia ja hoqi. Ajo e hodhi prape dhe gjyshja na mbeshtolli me te ne femijeve. Ishte shkurt binin cikla bore dhe nga i ftohti te gjithe dridheshim. Afer Rrogozhines u ndal makina qe femijet te kryenin nevojat personale policet ruanin me arme femijet te perhapur ferrave. Ata kishin vendimin me vete te na sistemonin sa per te siguruar buken e gojes. Jeta e veshtire - ka thene publicisti duke kujtuar dhe momentin final ne 75 kur e arrestuan nje e kaluar qe pati fundin nje vit para se te lirohej nga burgu
Pyetja a gjendet rast i ngjashem Peshkepia thote jo Ishte persekucion unikal Ndersa kujton se gruaja e diktatorit deklaronte ne te njejten kohe nga tribuna e plenumit se femijet e armiqve do ti persekutojme 7 breza. Do ti leme pamartuar Prape dy-tre celulare njekohesisht prishen rrefimin ne salle ndersa Peshkepia po thoshte Donin te na zhduknin gjenetikisht. Kam kuptuar se rrota e historise nuk te kthehet as me bomba Molotov as me dhune. Ne do u themi persekutoreve kurre me Simon Miraka drejtor i Institutit per Integrimin e ish-te Perndjekurve e pati fjalen me revoltuese duke thene se shume familjeve u jane zhdukur te afermit ne diktature ndersa sot po shfaqen femijet e krimineleve familjet fisnike te kembengulin ne drejtesi. Hysen Shehu ishte tjetri ne barkun e nenes kur i ati u pushkatua ne naten e 26 shkurtit lsquo51 dhe fjala e tij ishte shume shkurt Nese me kerkojne ndihme me gjet eshtrat e familjareve te zhdukur jam gati Ndoshta ka qene me trondites rrefimi i Diti Bicakut dje ne sallen e muzeut. Deshmitarja e vetme okulare qe ka deshmuar momentet e fundit kur eshte ndare me shoqen e saj femra e vetme ne mes 22 burrave Sabiha Kasimatin por dhe intelektualet e tjere qe i kane hipur dhunshem ne makine per ti pushkatuar ne mbremjen e 26 shkurtit. Ne moshe shume te thyer Diti eshte ngritur ne podium ku ne krah te saj ishin 22 emrat e intelektualeve me qirinj te ndezur dhe fjale per fjale ka deshmuar Kjo dite dhe ajo nate nuk harrohet. Jam arrestuar me 23 shkurt dhe Sabihaja me 24 ne oren 12 te nates. Na moren me duar te lidhura. Rruget ishin te mbushura me plot te arrestuar qe po na conin drejt burgut te madh. Ishte erresire e madhe. Na futen ne kaush dhe u be nje drite sa nje fije shkrepese kur pashe edhe Sabihane. Ajo ishte mbledhur dhe po dridhej nga te ftohtit. Binte si cika bore. Ishim shume te trishtuar. Ishte e trishtueshme. Nuk e di U futem bashke me Sabihane ne nje dyshek per tu ngrohur. Hapen dyert nen hekura na pyeten ishim izoluar. Se dite a nate nuk e dinim kur na cuan ne nje salle ku ishte Mehmet Shehu qe bertiste Keta jane armiqte do ti godasim pa meshire. Mehmeti ishte plot egersi. Mberriti makina ku po fusnin te gjithe Sabihaja nuk ma leshonte doren. Ajo donte te me merrte me vete ngaqe kishte frike se do te me pushkatonin se isha vetem. Kur ato hipen ne makine kujtova se do shpetonin meqe po i largonin. Por nuk ishte ashtu. Sabihaja ishte jashtezakonisht inteligjente. Me Sabihane u ndame me dore shtrenguar ajo duke hipur ne makine dhe une per tu mbyllur ne qeli. Kjo ka qene deshmia e Diti Bicakut shoqes se Sabihase qe e moren per ta pushkatuar bashke me 21 intelektualet. Nje deshmi qe trondit edhe pas 60 vjetesh. Dje kane pranuar se krimi zgjohet pa dyshimin nese eshte nje rrezik real qofte trashegimia komuniste ashtu dhe mentaliteti. Rastet e perseritura te dhunes kaosi qe vjen here pas here pa shkak ne politiken shqiptare e deshmon kete si ekzistence komuniste ja pse vazhdon kembengulja per ligjin ose lustracionin dhe nisjen te menjehershme te procesit te dekomunistizimit ne institucionet shteterore dhe politike. Mbyllja e tubimit te djeshem per Pjeter Pepen ka moral 60 vjet jane shume 40 vjet masaker 20 vjet per ti gjetur eshtrat dhe per ti ngritur ne piedestal. Lavdi qe shkoi per ata qe e meritojne paralel 22 intelektuale fisnike se donin lirine dhe njeriun e mire
Diti Bicaku Ndarja e dhunshme me Sabihane intelektualen mes 21 burrave te pushkatuar
Ka qene me trondites rrefimi i Diti Bicakut dje ne sallen e Muzeut. Deshmitarja e vetme okulare qe ka deshmuar momentet e fundit kur eshte ndare me shoqen e saj femra e vetme ne mes 22 burrave Sabiha Kasimatin por dhe intelektualet e tjere qe i kane hipur dhunshem ne makine per ti pushkatuar ne mbremjen e 26 shkurtit 1951. Ne moshe shume te thyer Diti eshte ngritur ne podium ku ne krah te saj ishin 22 emrat e intelektualeve me qirinj te ndezur dhe fjale per fjale ka deshmuar Kjo dite dhe ajo nate nuk harrohet. Jam arrestuar me 23 shkurt dhe Sabihaja me 24 ne oren 12 te nates. Na moren me duar te lidhura. Rruget ishin te mbushura me plot te arrestuar qe po na conin drejt burgut te madh. Ishte erresire e madhe. Na futen ne kaush dhe u be nje drite sa nje fije shkrepese kur pashe edhe Sabihane. Ajo ishte mbledhur dhe po dridhej nga te ftohtit. Binte si cika bore. Ishim shume te trishtuar. Ishte e trishtueshme. Nuk e di U futem bashke me Sabihane ne nje dyshek per tu ngrohur. Hapen dyert nen hekura na pyeten ishim izoluar. Se dite a nate nuk e dinim kur na cuan ne nje salle ku ishte Mehmet Shehu qe bertiste Keta jane armiqte do ti godasim pa meshire. Mehmeti ishte plot egersi. Mberriti makina ku po fusnin te gjitheve Sabihaja nuk ma leshonte doren. Ajo donte te me merrte me vete ngaqe kishte frike se do me pushkatonin se isha vetem. Kur ato hipen ne makine kujtova se do shpetonin meqe po i largonin. Por nuk ishte ashtu. Sabihaja ishte jashtezakonisht inteligjente. Me Sabihane u ndame me dore shtrenguar ajo duke hipur ne makine dhe une per tu mbyllur ne qeli. Kjo ka qene deshmia e Diti Bicakut shoqes se Sabihase qe e moren per ta pushkatuar bashke me 21 intelektualet. Nje deshmi qe trondit edhe pas 60 vjetesh.