FUNDI I GJAKMARRJES
Kanuni si trashegimi antropologjike
Si mundet shqiptari te dale prej qerthullit te gjakmarrjes A ka me kuptim ngujimi per gjakun qe eshte derdhur maleve qe heshtin e nuk tregojne A besojme ne drejtesi dhe ne nje shtet qe po vjen Gjakmarrja tashme nuk ka me kuptim. Ne qofte se duam te ndertojme nje shtet te se drejtes sic po perpiqemi te gjithe duhet se pari tiu besojme institucioneve te drejtesise ne menyre qe drejtesia te vije. Kjo nuk ndodh ne nje dite sigurisht por falja e gjakut mundet te ndodhe me vullnetin e atij qe eshte edhe i demtuari i fundit. Si munden burrat ti zene rrugen burrave qe nuk kane faj.
Tashme nuk pse shtepia te behet burg per ata qe nuk kane faj. Sa e sa raste neper mbare Shqiperine shqiptaret ngujohen largohen emigrojne se i ndjek hakmarrja e gjakut A ka me kuptim qe shqiptari te vrase shqiptarin duke pasur shtetin qe mundet me zgjidhe me drejtesi e keshtu ti jape fund zinxhirit te pafund te ndjekjes se gjakut per gjak e dhembit per dhemb. Kanuni ishte nje ligj i mrekullueshem atehere kur nuk kishte shtet sepse ai qe nje peshore qe prijesit e mblodhen shekull me shekull per te mos harruar traditen per te mos e lene token vendosen drejtesi atehere kur drejtesine e benin pushtuesit. Por sot Kanunet jane thjesht nje vlere muzeale e nje tradite drejtesie per nje popull si ky i joni qe nuk di te harroje.
Gjaku nuk bahet uje thote populli por nuk duhet harruar se cdo ndryshim shoqeror vjen nga njerezit e jo nga qeverite. Ndaljen e gjakmarrjes e ka ne dore ai qe ka te drejten te marre gjak sepse ai tashme duhet te besoje ne drejtesi e jo ne te drejten e tij per ta marre gjakun me gjak. Drejtesia eshte aty kemi kushtetuten kodin penal prokurorine gjykatat edhe pse ende te dobeta kurre nuk duhet te mendojme se vetegjyqesia eshte nje rruge me e mire se drejtesia e institucioneve te shtetit.
Misionaret e pajtimit te gjaqeve ne punen e tyre shpesh jane kthyer ne seksere te gjakut krejt te ngjashem me sekseret e pronave te patundshme. Duke shitur e blere duke bere tregti te ndershme eshte e drejte por a thua eshte e drejte te besh tregti me gjakun e njeriut Me ka ndodhur per shkak te nje projekti filmi te shetis neper zona jo shume te largeta ne periferi te Shkodres duke e shoqeruar nje regjisore te mirenjohur italiane Stefania Casini aktore e shume filmave por e njohur ne nje prej filmave te Bernardo Bertoluccit Shekulli XX me te cilen me kishte njohur regjisori i mirenjohur i filmit Emblema e dikurshme Ylli Pepo. Ne itinerarin tone pame se te ngujuarit e institucionet e pajtimit te gjaqeve kerkonin para qe te xhiroheshin nuk arritem te xhironim asnje rast sepse nuk kishte kuptim te blinim fytyrat e ketyre njerezve te ngujuar qe kerkonin lemoshe e jo drejtesi.
Si perfundim vendosem te bejme nje skenar filmi dhe ashtu u be. Stefania dhe une kerkuam fonde ketu ne shtetin shqiptar ashtu edhe ajo nga ana e saj ne ate italian por skenari mbeti ne leter. Nderkohe qe te ngujuarit vazhdojne te jene te ngujuar. Deri kur Deri kur filmat duhet te na tregojne se si duhet te sillemi A thua vete nuk e dime se kjo tradite tashme eshte muzeale dhe ne si e gjithe bota duhet te kemi besim ne institucionet kushtetuese dhe te ligji per zgjidhur ate qe deri tash e kemi zgjidhur me gryken e pushkes
Shqiptari gjithnje ka qene nje njeri i beses e i fjales se dhane atehere cka eshte ajo qe calon Shteti drejtesia apo vete shqiptari qe ka harruar te fale shqiptarin qe ka harruar se nuk ngulet kembe pafund ne te keqen e vjen nje dite dhe dikush duhet te leshoje rruge e te shkoje ne paqe. Pra kanuni eshte nje liber me vlera historike por ndoshta zemrat tona jane ngurtesuar. Bora qe ra nder malet e Shqiperise kete here le te sherbeje per te shperlare gjakun e derdhur brez mbas brezi le te na sherbeje qe te kuptojme se shteti e drejtesia nuk jane pazare por institucione qe duhet te japin drejtesi nuk jane vegla ne duart e pushtetit por instrumente te shoqerise per ti lene rruge paqes dhe per te hequr dore prej kullave e frengjive e per ti hapur rruge shtetit si zgjidhje dhe si zgjedhje demokratike.