E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjelosh Gjokaj Jeta nje rreth qe duhet te mbyllet

Gjelosh Gjokaj po krijon nje publik tijin ne Shqiperi. Gjithe jetes ne udhetim ne Perendim ku u njoh dhe bashkepunoi me Rilindasit e fundit moderne te kultrues shqiptare Koliqi e Camaj po kthehet me ne fund ne vendlindje

Ne vitin 1970 Gjelosh Gjokaj la Prishtinen dhe shkoi ne Rome. Deri ate kohe kishte punuar profesor dhe kishte themeluar Degen e Grafikes ne Shkollen e Larte Pedagogjike. Aty takoi Ernest Koliqin i cili e ndihmoi te hapte ekspoziten e pare grafike me pune sjelle prej Prishtines. Nje ekspozite qe pati sukses dhe fill pas saj Gjokaj qendron 14 vjet ne Rome dhe qe e zgjeroi rrethin e njohjeve me artiste dhe intelektuale te tjere si Martin Camaj Lin Delija dhe te huaj Guttuso Gentilini de Chirico.
shte periudha surrealiste ne pikturen e artistit me rrenje nga shqiptaret e Malit te Zi. Keto vite 1970-80 kujtojme me Gjoken para se te lere Tiranes ku ekspozoi ne Galerine Kombetare te Arteve prej 8 shkurtit. Shejzat quhej paraqitja e ekspozites personale me pune te 20 viteve te fundit 1992-2010. Kuratori Parid Teferici e ka quajtur cikel te abstraksionit lirik 51 pune ne tekniken e akuatintit akrilikut ne leter dhe ne pelhure por edhe nje cikel vizatimesh prezantohen edhe sot ne Galerine e Arteve. Vizitori ka mundesine te shohe nje periudhe te vjeter te krijimtarise se Gjokajt ende pa hyre te piktura abstrakte ku ka gjurme te folklorit ngjyres figures si dhe nje seri tablosh abstrakte te realizuara gjate 2010-es.

Z. Gjokaj ju e keni pagezuar me emrin Shejzat ekspoziten e 20 vjet krijimtari. A ka ndonje lidhje ky titull me revisten kulturore te Koliqit
Ernest Koliqi botues i revistes Shejzat ka qene nje mik i imi. Kur kam shkuar nga Prishtina ne Rome me ka ndihmuar te hap ekspoziten e pare me grafika ne gjuhen italiane dhe ne gjuhen shqipe. Ai me ndihmoi per te gjetur ambient e per te ekspozuar. Pastaj keto piktura jane edhe si shenja shpirterore. Per kete arsye kam qene dakord me mikun tim Parid Teferici qe ia gjeti titullin kesaj ekspozite.

Me siguri duhet tju kete bashkuar me intelektualin e merguar me shume se koha juaj e emergjences suaj ne Rome.
U takuam ne vitin 1970. Une e kujtoj si euridit te madh dhe letrar te njohur. Me vjen mire qe se fundi eshte botuar ne Prishtine e gjithe vepra e tij. Ne ate kohe me thoshte Ti je artist dhe nuk duhet te perzihesh ne politike. Nuk do te ishte mire te te interesonte politika dhe ti takoje atij ose ketij korrenti ose ketij. Kurse ai vete ka qene kunder komunizmit. Ai njeri mbante kontakte me nje rreth te madh te shqiptareve ne diaspore.
Kujtoj edhe qe ne ate kohe ne Rome vinte piktori Lin Delija. Koliqi e kritikonte dhe ndikonte te ai qe te punonte me shume. I thoshte piktura jote nuk eshte si e Gjeloshit. Piktura ime ka pasur edhe nje permbajtje letrare ne ate kohe te fuqishme por nuk ishte pikture ilustruese.


Per fat te keq Koliqi vdiq shume shpejt dhe e humba kontaktin me familjen e tij. Ne Rome u takova me Martin Camajn. Pas 6 muajsh qendrimi Martini erdhi tek une donte ti beja ilustrime te librave Rrathe Dranja Njeriu me vete e me te tjere. Martini e donte pikturen time por me donte edhe sepse isha shqiptar. Per mua ai ka qene mbi te gjitha poet i madh. Poetet dhe shkrimtaret e Kosoves frymezoheshin prej poezive te tij te vellimit Nji Fyell Nder Male.


Duket sikur edhe ju jeni frymezuar nga nje novele e tij. Nje pune juaja Shkundullina mban emrin e nje vepre te Camajt.
Te them te drejten nuk me ka interesuar teper ilustrimi i veprave letrare. E kam quajtur keshtu sepse jane elemente qe derdhen.
Shkoja shpesh te Martini. Kujtoj shetitjet rreze Alpeve ne Lenggries ne Gjermani neper ato rruget e bukura. Ne nje nga ato shetitjet pa nje dallendyshe dhe me thote Mundet qe kjo dallendyshe po shkon ne Shqiperi. Kishte nostalgji per Shqiperine dhe ishte e dhimbshme ta degjoje kete.


Ciklet e kesaj ekspozite iu takojne viteve 1992-2010. Mbetet i hapur cikli i piktures abstrakte
Do te vazhdoj me kerkimet te piktures abstrakte. Nuk mundet te kthehet pas artisti. Kjo pikture figurative qe kam ne ekspozite eshte si shenje per te treguar nga ka rrjedhur piktura abstrakte. Po do ta vazhdoj.


Ne disa intervista tuajat te dhena per mediat e Prishtines jeni shprehur se per nje kohe te gjate keni patur kujtime te forta dhe te dhimbshme ne mendjen tuaj te luftes te varferise te vuajtjes. Ka kaluar kohe nderkaq. fare ndodh te ju me ato gjurme
Kujtoj cdo gje. Jeten ne katund buken kur e piqte ne sac nena ime. Kishte nje ngjyre fantastike buka e misrit edhe ajo mua me impresionon. Nje ngjyre qe eshte shume e veshtire ta gjej ne pelhure. Prej luftes kam pasur nje periudhe te fuqishme surrealizmin tim. Elemente frymezimi kane qene edhe format e hekurit format e municionit te hedhura pertoke format e kuajve te ngordhur. Kane qene ai perjetimi i femijerise - me kishte mbetur ne tru qe mundohesha ta nxjerrja jashte.


Po tani a jeni cliruar prej tyre
Sapo fillojne e ikin vijne te tjera gjera. Gjera abstrakte ngjyra eshte me rendesi organizimi i piktures ne teresi. Jane keto elementet qe jetojne ne shpirtin tim.


Po beheni frekuentues i rregullt i mjediseve ne artit ne Shqiperi. fare ka ndodhur
Po njihem me shqiptaret me intelektualet dhe me koleget e mi te Shqiperise qe nuk me kane njohur deri tani. Me pelqen te njoh edhe te rinj qe vijne ketu por qe nuk kontaktojne direkt me mua. Por keqyrin pikturen. Boll eshte. Ai eshte kontakt me serioz se fjala.


Keni shitur pune
Disa jane blere. Jane blere nga ministra biznesmene arkitekte.


Sa blihet nje pikture juaja
Varet. Nga 800 deri te 5000 euro. Ne Gjermani jane dyfish. Ketu jane gati 50 per qind me te lira se ne diaspore.


Arrini te jetoni me pikturen
Jetoj prej piktures dhe me pikturen. Nuk kam profesion tjeter.


Ku jetoni
Jetoj ne Augsburg. Kam bere edhe nje shtepi ne Malesi ne vendlindjen time ne Milesh. Tani dua te bej edhe nje atelie me 40-50 piktura dhe ka per te qene shtepia perkujtimore e imja.


Ku do te vendosni te rrini perfundimisht
Te shohim. Ne Augbsburg kam djalin. Tani me vjen edhe vajza nga Amerika dhe me gezon.


Keni frike nga vdekja
Jo aspak. Kam pasur kur kam qene i ri. Gjithmone kam pasur frike nga vdekja. Tani aspak. Jeta eshte nje rreth qe duhet te mbyllet. Nje rreth qe duhet te mbyllet dhe u krye puna.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›