E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Do te mundesojme qe dita e anetaresimit ne BE te jete me afer

Mesazhi Presidenti i Republikes mesazh kreut te Bashkimit Europian me rastin e 9 majit

Me rastin e Dites se Europes Presidenti i Republikes Bamir Topi ka deklaruar dje se Shqiperia do te beje te mundur qe te plotesohen angazhimet per tu afruar me Bashkimin Europian. Ne nje mesazh drejtuar Presidentit te Keshillit Europian Herman Van Rompui Topi thekson se Bashkohem me mesazhin historik qe Robert Shuman i dergoi te gjithe popujve te Europes ne vitin e larget 1950 se bashkimi i vendeve te kontinentit te vjeter do te sillte nje zhvillim dhe fuqizim me te shpejte te tyre. Kjo ide qe u shnderrua ne realitet te suksesshem beri qe edhe Shqiperia te futet ne rrugen e pakthyeshme te integrimit ne Bashkimin Europian. Kjo dite e vecante per te gjithe europianet e gjen vendin tim edhe me afer Europes se Bashkuar sidomos pas vendimit te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare me vendet e sistemit Schengen i cili ka ecur me mjaft sukses ne Shqiperi.

Gjithashtu shpreh dhe vleresimin e larte per mbeshtetjen e gjithanshme te Bashkimit Europian per Shqiperine dhe per procesin e integrimit te plote te vendit tim ne Komunitetin Europian. Jam i bindur qe me angazhimin tone te perbashket do te bejme te mundur qe dita e madhe e anetaresimit te plote te Shqiperise ne BE te jete sa me afer. Kreu i shtetit shqiptar ka marre pjese ne Konferencen e OKB-se per vendet me pak te zhvilluara qe u mbajt dje ne Stamboll. Ne kete eveniment Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate fjales se tij i eshte referuar edhe zhvillimeve ne Kosove per te cilen ka theksuar se Kosova eshte njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 75 vende anetare te Kombeve te Bashkuara. Ne besojme se realiteti i ri i krijuar ne Ballkanin Perendimor me shtetin e pavarur te Kosoves ka ndikuar pozitivisht ne forcimin e paqes dhe sigurise ne kete rajon si edhe ne krijimin e nje fryme bashkepunimi e prosperiteti jo vetem per Ballkanin por edhe me gjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›