Kom. i Ligjeve 'liron' anëtarin e LSI nga KQZ. Berisha-Ramës: Riformulojmë marrëveshjen
TIRANE - Komisioni i Ligjeve miratoi lirimin nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.
Televizioni "News 24" zbardhi më herët kërkesën zyrtare të PD-së për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Pazoti, i drejtohet kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilës i kërkohet të nisin pa vonesë procedurat e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho, më qëllim respektimin e baraspeshimit politik në komision.
PD-ja kërkoi sot shkarkimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përfaqësuesit të LSI-së, pasi tashmë sipas saj, është mbyllur kontrata politike me PD-në. Nga ana e saj, vetë KQZ-ja ende nuk ka një vendim zyrtar për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së me atë të PR-së, e cila dje dorëzoi kërkesën e saj pranë këtij institucioni.
Partia Republikane dorëzoi dje në Komisionin Qendror Zgjedhor, kërkesën për të pasur të drejtën e një anëtari. Nisur nga rezultati i 2009-ës, PR rezulton të jetë partia e dytë për nga rëndësia në kampin e djathtë pas asaj demokratike. Në një kohë që LSI-ja rikonfirmohet e dyta edhe në opozitë, duke ruajtur komisionerin e saj në administrimin zgjedhor, jashtë loje del PBDNJ-ja, e cila renditet në vend të tretë. Pavarësisht aleancave të mundshme që mund të bëjë kreu i kësaj force, vendet në administratën zgjedhore janë zënë.
BERISHA: RESPEKTOJMË RAPORTIN 4 ME 3, RAMA PO TË DOJË TË NEGOCIOJË
Kryeministri vendit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit politike në KQZ, pas largimit të anëtarit të LSI. Gjatë mbledhjes me krerët e PD-së në rrethe Berisha se mazhoranca do i përmbahet marrëveshjes së vitit 2003, ku është vendosur raporti 4 me 3. Kryeministri theksoi se fakti se LSI u largua nga koalicioni me PD nuk do të thotë se duhet të marrë me vete dhe institucionet, pasi sipas tij duhet tuajtur balanca.
"Ka një zhurmë të sotme, jo të vogël lidhur me KQZ. Në shekuj parim themelor, i funksionimit të shtetit, të marrëdhënieve, ka qene dhe mbetet respektimi i marrëveshjeve ndaj the është thënë marrëve3eshjet janë për tu nderuar. Në vitin 2003, me ndërmjetësim të fuqishëm të komuniteti ndërkombëtar, me ekspertët me të mirë të këtij komuniteti është firmosur marrëveshja mes ish-kryeministrit te vendit dhe kryetarit të PS dhe është vendosur që KQZ të jetë e balancuar dhe është pranuar për balancë raporti që dikton kushtetua e vendit. Qeveria shumicë, pakica kontrollin. Është vendosur raporti 4 me 3 dhe i është dhënë fuqi bllokuese pakicës. Në këtë bazë ne ishim opozitë dhe ky ishte ndërtimi i KQZ në 2005. Ne erdhëm në pushtet dhe opozita u tregua e arsyeshme dhe pranoi marrëveshjen. KQZ u riformatua 4 me 3 në favor të qeverisë, kjo ndodhi ne zgjedhjet e 2007 dhe 2009 dhe në 2013, është balanca. Tani normale forcat politike bëjnë marrëveshjet e tyre sipas parashikimeve që ato kanë dhe vlerësimeve që ato bëjnë po kjo nuk do thotë se i marrin institucionet në shpinë. Shkon tek tjetri, por institucioni duhet i balancuar. Pra nuk mundet është fryma e Kushtetutës ajo që dikton rolin e shumicës dhe të pakicës, është marrëveshja politike e cila në vlerën e saj është e barazvlefshme me normën Kushtetuese të vendit që ka vendosur si balancë në KQZ raportin 4 me 3 dhe në komisione te tjera raportin 50 me 50, pra këtu unë e kuptoj, por nuk dua të mendoj kush se mund ti marrë institucionet në shpinë”, u shpreh Berisha.
Kryeministri vendit Sali Berisha theksoi se qëllimi i kreut të opozitës ishte përmbysja e qeverisë, ndërkohë që i bëri ftesë të nisë negociatat nëse nuk është dakort me marrëveshjen, që sipas tij do të zbatohet me përpikëri.
“Cili ishte qëllimi i zotit Rama, ishte përmbysja e mazhorancës. Unë ju garanton se nëse do përmbyseshim do pranonim rolin e pakicës sic kemi pranuar në 2005, ai hapi lajmet deri në Komitern se ra qeveria e Berishës madje ranë telefonat, jo mo jo i thashë miqve të Ramës. Urdhëro hajde negociojmë marrëveshjet, por marrëveshja që është në fuqi do të zbatohet në mënyrë të pandryshueshme, unë këtu jam dhe hajde hapim negociatat dhe të riformulojmë marrëveshje tjetër”, theksoi Berisha.
MANJANI: JA SI U SHKEL KUSHTETUTA. PD PO DHUNON ZGJEDHJET, TË REFLEKTOJË
Shkelje shumë e rëndë e Kodit Zgjedhor, PD ka kohë të reflektojë mbi këtë zëvëndësim të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, tha sot nënkryetari i LSI, Ylli Manjani gjatë një konference për shtyp.
Sipas tij, cdo veprim i kryer deritani për zëvëndësimin e anëtarit të LSI me një anëtar nga një parti tjetër, është ilegjitime dhe proces që cenon drejtpërsëdrejti procesin e zgjedhjeve më 23 Qershor.
“Cdo komisioni i ligjeve duhet të ishte simboli i së drejtës në këtë vend. Nuk besojmë se një kërkesë e PR paska vënë në lëvizje komisionin e ligjeve për zëvëndësimin e anëtarit të KQZ. Kështu KQZ funksionon në bazë të kodit zgjedhor dhe është neni 18 që parashikon se kur zëvëndësohet një anëtar i KQZ. Dhe këto raste janë të parashikuara në një listë fare të qartë. Kur anëtari sëmuret, vdes, kur del ne pension, dmth kur vendi mbetet bosh. Kur ka vend bosh atëhere zëvëndësohet vendi bosh. Kjo procedurë nuk ka ndodhur, por KQZ në parlament ka marrë përsipër të jetë më shumë sesa ligji dhe të operojë në bazën e një kërkese të një partie”.
Sipas Manjanit e gjithë kjo procedurë është një lojë e Partisë Demokratike. Nënkryetari i LSI i bëri thirrje PD të refektojë dhe të rikthejë legjitimitetin në KQZ.
“Nuk është kërkesë e partisë Republikane që të kalohet në këtë xhest politik, që është një lojë e PD, që ka ngelur që tani në zgjedhje. Vazhdoj të insistoj se prekja në kushtetueshmërisë të legjitimitetit janë prekje e zgjedhjeve. Këta e bëjnë që të imponojnë nesër cdo votë që ka të bëjë me zgjedhjet. Legjitimiteti i zgjedhjeve është tërësisht i dyshimtë, është detyrë e opozitës që vetëm për shkak të numrave të rikthejë sa më shejt të jetë e mundur legjitimitetin. Ka ende kohë për PD të reflektojë. Shkelje shumë e rëndë e Kodit Zgjedhor. Ne nuk kemi interes politik në këtë se përbërja e KQZ është apolitike. E vërtetë që partitë emërojnë, por partitë politike nuk kanë asnjë rol as t’i shkarkojnë anëtarët e KQZ”.
“Legjitimitet do të thotë të mos preket anëtari i KQZ, se nëse preken sa herë preken interesat e partive këtu ka logjikë dhune. Është fjala për marrëveshje burrash, legjitimitet është respekt ligjit”.
NAÇO: ZGJEDHJET NE RREZIK, KA NISUR MANIPULIMI
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço në një prononcim për gazetarin e News24, Arbër Hitaj tha se kërkesa e mazhorancës është e paligjshme pasi në të kërkohet lirim dhe jo shkarkimi i Ilirjan Muhos. Naço vlerësoi se LSI ka qenë dinjitoze gjatë koalicionit me PD dhe ka zbatuar marrëveshjen. Deputeti i LSI deklaroi se PD nuk ka arsye ligjore që të heqë anëtarin e LSI-së nga KQZ duke thekuar se në ndryshimi mes partisë ku ai bën pjesë dhe PD është se LSI respekton ligjin.
“Është dicka e paligjshme, pasi neni 14 thotë emërimi i anëtarit të KQZ, dhe neni 18 flet për zëvendësimin e anëtarit të KQZ. Pra që në këtë moment duket e butë kërkesa e Partisë Demokratike kur thotë lirimi, por është e paligjshme që në krye të herës. Është e paligjshme, pasi nuk është në përputhje me ligjin. Sigurisht që ne jemi për balancim politik të KQZ, por sigurisht gjërat kanë kaluar, ligji është miratuar, anëtarët janë emëruar dhe zëvendësimi i tij bëhet vetëm në bazë të ligjit, pra në ato raste që parashikon ligji, pra neni 18. në ato raste kur jep dorëheqjen, kur merret me aktivitet politik, kur nuk paraqitet më shumë se dy herë në KQZ dhe është KQZ sipas nenit 18 që bën propozimin ne Kuvend, pastaj Kuvendi vijon me procedurat. Pra kryekëput nga fillimi deri në fund, do të thotë se nuk kishte nujë kërkesë ligjore, por kishte një kërkesë antiligjore, të bërë nga mazhoranca. Që do të thotë se që juristët e saj nuk e mbronin dot. Të paktën ishin të ndershëm se nuk përdorën argumenta ligjore, po vetëm argumenta politike. Cka do të thotë se zgjedhjet kanë filluar seriozisht të rrezikohen, të baht gati infrastruktura për ti manipuluar. Ajo cka dua ti them sot gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI, por dhe gjithë shqiptarëve është që do të jetë vota popullore me 23 qershor ajo që do të largojë një herë e mirë këtë mazhorancë ku prej kohësh kërkon që nëpërmjet 8 vjet qeverisjeje të saj të marrë sa më shumë pushtete, pra të ketë edhe pushtete të tjera të pavarura ti ketë në një dorë, cka do të thotë që rotacioni politik sot është domosdoshmëri sigurisht dhe balancimi i institucioneve të pavarura nesër” tha Naço.
PR PROPOZON 2 KANDIDATURA PËR KQZ, PRITET VOTIMI NË KUVEND
Partia Republikane këmbëngul në qëndrimin e saj për të pasur anëtar në KQZ. PR thekson se duhen dy kandidatura për një anëtar në KQZ duke propozuar Klement Zgurin dhe Patriot Çobon për anëtar të KQZ.
Propozimi vjen një ditë pasi PR dorëzoi në Komisionin Qendror Zgjedhor, kërkesën për të pasur të drejtën e një anëtari. Nisur nga rezultati i 2009-ës, PR rezulton të jetë partia e dytë për nga rëndësia në kampin e djathtë pas asaj demokratike.
Pas seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për dy kandidatët e PR, u vendos që Zguri dhe Çobo të kalojnë për votim në Kuvend .
PD: S’KA BALANCË NË KQZ, PS: VEPRIMI ANTILIGJOR
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate dhe replika të forta pas kërkesës së PD-së për lirimin ose jo nga detyra të anëtarit të propozuar nga LSI-ja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas daljes së Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qeveria.
Deputeti i PD-së Genci Strazimiri paraqiti kërkesën e mazhorancës para anëtarëve të komisionit me argumentin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka balancë pas largimit të LSI nga koalicioni me PD.
Si replikë deputeti Fatmir Xhafaj e quajti veprimin antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Sipas, Xhafaj veprimi i mazhorancës ka qëllime politike dhe aspak juridike.
Deputeti Pandeli Majko nga ana e tij tha se me kërkesën e saj PD pretendon se po parandalon manipulimin e zgjedhjeve, por sipas tij me një veprim të tillë, Ilirjan Muhos i ndërpritet mandati dhe nuk lirohet nga detyra sic parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor.
Damian Gjiknuri akuzoi kryeministrin e vendit Sali Berisha duke e etiketuar si ‘Hitler’. Sipas Xhiknurit Kuvendi po kthehet në ‘xhelat’, duke shtuar se pavarësisht kërkesës së PD-së, cdo vendim që do të marrë KQZ nuk ndikon në zgjedhje, pasi sipas tij do i fitojë PS.
Ligjvënësi demokrat Fatos Hoxha u shpreh i befasuar nga sjelljet e deputeteve të PS duke thënë se “është e paparashikueshme, formula e ngjalës që Rama po kërkon të zbatojë.
Daputeti Saimir Tahiri (PS) u shpreh se përderisa policia rreh njerëzit atëherë nuk duhet pyetur as për parime dhe për ligj.
Deputeti i LSI-së, Nasip Naço tha se kërkesa e mazhorancës është e paligjshme pasi në të kërkohet lirim dhe jo shkarkimi i Ilirjan Muhos. Naço vlerësoi se LSI ka qenë dinjitoze gjatë koalicionit me PD dhe ka zbatuar marrëveshjen. Deputeti i LSI deklaroi se PD nuk ka arsye ligjore që të heqë anëtarin e LSI-së nga KQZ duke thekuar se në ndryshimi mes partisë ku ai bën pjesë dhe PD është se LSI respekton ligjin.
Si replikë, deputeti Enkeleid Alibeaj tha se mandati është i mazhorancës dhe jo i LSI.
RAMA: PREKJA E KQZ-se ME DHUNE ANTIKUSHTETUESE
Kryetari i PS-së Edi Rama e cilëson si antikushtetuese ndërhyrjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson se “prekja e KQZ me dhune antikushtetuese tregon se ç'regjim do shporrim në 23 qershor e çfarë paniku e ka mbërthyer Saliun në vetminë e madhe!”.
“Asgjë se shpëton pushtetin e partisë familjare të Saliut, prekja e KQZ rrënon ende më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit!”,- përfundon Rama.
MANJANI: KËRKESA E PD CËNON ZGJEDHJET
Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani ka komentuar sot pretendimet e PR për të pasur të drejtën e një anëtari, pas daljes së LSI-së nga koaliconi me PD, pasi është forca e dytë më e madhe në koalicionin mazhoritar dhe deklaratat e PD-së se anëtari i LSI-së në KQZ duhet të dorëhiqet. Sipas tij, zgjedhja e cdo anëtari është bërë konform Kodit Zgjedhor dhe politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar anëtarët.
“PR nuk kërkon anëtarë të KQZ. KQZ është ndërtuar mbi bazën e kodit zgjedhor konsensual, partitë nuk kanë punë me axhendën dhe anëtarët e KQZ që mbrohen me ligj, ata emërohen dhe shkarkohen nëse nuk kryejnë detyrën. Është cështje juridike, politika nuk ka punë. KQZ është standardi nr.1 i lirisë në procesin e zgjedhjeve”, tha ai.
Cdo ndërhyrje, sqaroi Manjani cënon standardet e procesit të zgjedhjeve. “Tendenca për ta ndryshuar përbërjen e tij është një standard për të cenuar procesin e zgjedhjeve”.
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Manjani: Anëtarët e KQZ, politika s’mund të ndërhyjë në formatim, cënon zgjedhjet PD, Doda: Të dorëhiqet anëtari i LSI-së në KQZ. PS: E pamundur PBDNJ: Të respektohet mandati i anëtarëve të KQZ Qeveria: Lirohen nga detyra zëvendës Ministrat dhe Prefektët e LSI-së