Aksioni për makinat e vjedhura, 4 persona të arrestuar
Katër persona janë arrestuar nga policia në një aksion disa ditor të zhvilluar në disa rrethe të vendit në kuadër të kontrollit dhe bllokimit të automjeteve të vjedhura.
Zëdhënësja e policisë së shtetit Laura Totraku ka theksuar sot në një deklaratë se nga aksioni është bërë i mundur bllokimi i 27 automjeteve të vjedhura dhe arrestimi i 4 personave.
Kështu sipas policisë gjatë dy ditëve të fundit janë verifikuar 432 automjete nga të cilat janë bllokuar 27 automjete të cilat kanë rezultuar të vjedhura.
Policia ka bërë të mundur edhe bllokimin e 25 automjeteve të tjera të cilat kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion si dhe ka sekuestruar edhe 4 armë zjarri pa leje .