Tropoja hap kutitë e para, Rexhë Byberi kryeson ndaj kandidatit të Sali Berishës
Dy kutitë e para të votimit janë hapur në Tropojë dhe bie në sy se kandidati i Partisë Socialiste kryeson bindshëm. Pavarësisht se janë dy kutitë e para, 38 në total, Rexhë Byberi është mbi 100 vota në epërsi.
Ndërkohë, Besnik Dushaj i koalicionit "Bashkë Fitojmë" të Sali Berishës, ka marrë vetëm 255 vota, ose 41% të fletëve të numëruara deri tani.
Mesa duket, tropojanët i kanë besuar Partisë Socialiste dhe Rexhë Byberit, duke e çuar këtë të fundit drejt një mandati të dytë. Megjithatë, jemi shumë herët për të folur me siguri, pasi janë hapur vetëm dy kuti.

Lexo edhe: Hapen kutitë e para/ “Bashkë Fitojmë” forcë e tretë në Poliçan, nuk kalon dot as kandidatin e PD
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
