Shqiptarët e Malit të Zi, protesta për mbrotjen e të drejtave të tyre
Mal i Zi- Ndalimi i mbajtjes së flamurit shqiptar, ndryshimi i statusit të komunës Tuz dhe grabitja e tokave shqiptare ka nxjerrë në një protest paqesore qindra shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi.
Protesta e shqiptarëve është shoqeruar me këngë patriotike, flamuj dhe me slogane Mos ma prek flamurin. Pjesëmarrësit bënë thirrje që shqiptarët të bashkohen për të mbrojtur simbolet dhe interesat e tyre kombëtare.
Sipas Anton Lulgjurajt, organizuesit të këtij tubimi, nëse nuk plotëoshen kërkesat e tyre atëherë do ketë sërish protesta të tjera.
Ndërkaq edhe deputeti shqiptar në parlamentin malazez, Genc Nimanbegu bëri apel që partitë shqiptare në Mal të Zi të bashkohen për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.
Edhe pse tubimi ishte paqësor, policia dhe makinat e ujit kanë qënë në gadishmeri në afërsi të qendres së Tuzit. Kjo është edhe protesta e parë pas 5 vitesh që organizojnë shqiptarët e Malit të Zi. Në vitin 2006 forcat speciale malazeze arrestuan 18 shqiptarë që moren pjesë në protestë.
Shkrime të tjera me interes:
- Shqiptarët kujdesen më shumë për makinat, sesa për shëndetin e tyre Tiranë Mjekët shpesh na drejtohen: “Mos ejani tek ne...
- Fëmijët, protestë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të tyre Elbasan – Data 20 nëntor është dita ndërkombëtare e...
- Gjermani, protesta kundër mbeturinave bërthamore Gjermani- Në veri të Gjermanisë policia është përplasur me protestues-kundërshtues...