Përplaset me murin anësor të rrugës, rëndë 67-vjeçari

Ngjarja ndodhi në aksin Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Përrenjas-Fshat, ku shtetasi S. Skopeçi, 67-vjeç, po udhëtonte me një motoçikletë.
Policia bëri me dije se i moshuari ka humbur kontrollin, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spitalin e Librazhdit, ndërsa u transportua më vonë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor i cili u dërgua në vendngjarje, kreu veprimet e duhura procedurale, ku po punon për të sqaruar rrethanat e sakta të ndodhjes së aksidentit. /Start/
2011-12-28 10:10