E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, makina përplas për vdekje 15-vjeçarin

Një i ri ka mbetur i vdekur mesditën e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Bajram Currit. 15-vjeçari me inicialet S. Gj është aksidentuar për vdekje nga një makinë, teksa ishte duke shëtitur me biçikletën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 minuta, të ditës së sotme, kur 15-vjeçari papritur është përplasur nga një makinë dhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Edhe pse i riu është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ai nuk ka mundur të shpëtojë dot. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj si dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›