E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhiç, nesër para Gjykatës së Hagës

Goran Haxhiç do të paraqitet nesër për herë të parë para gjykatësve të Tribunalit të Hagës, ku do të përgjigjet në lidhje me aktakuzën që rëndon mbi të për krime lufte në Kroaci.

Sipas zëdhënëses së gjykatës Nerma Jelacic, në ditët e ardhshme ai pritet të ketë takime me përfaqësuesit e Tribunalit, të cilët do t`i shpjegojnë se në çfarë mënyre mund ta formojë ekipin e tij të mbrojtjes.
 

Haxhiç akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që rrjedhin nga mizoritë e kryera në Kroaci, në periudhën 1991-1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›