Sot homazhet për Ardian Klosin

Homazhet për të do të bëhen përgjatë ditës së sotme në banesën e familjes që ndodhet në rrugën "Prokop Myzeqari".
Në orën 14:00, trupi i pajetë i Klosit do të niset drejt varrezave të Sharrës, aty ku do të prehet përjetësisht.
Ardian Klosi prej muajsh vuante nga depresioni. Më parë kishte tentuar edhe dy herë të tjera të vriste veten, por falë ndërhyrjes së mjekeve kishte mbijetuar.
Para se të ndërmerrte aktin tragjik, Klosi i dërgoi një mesazh bashkëshortes gjermane ku i thoshte se kaluam shumë bukur. “Ishte fjala për atë pak kohë që kaluam aty. Unë nuk mund të vazhdoj më.” Dhe në fund të mesazhit, Klosi i lutej asaj që kur të kthehej në shtëpi të shkonte pa vajzën.
Me këtë mesazh ajo e ka marrë me mend çdo të ndodhte dhe i ka kërkuar vajzës të merrte policinë në telefon teksa kishin marrë rrugën për në shtëpi.
Publicisti Ardian Klosi u vetëvar rreth orës 21:00 të së enjtes në banesën e tij në afërsi të Liqenit Artificial, në një ambient të përshtatur si depo, para se aty të mbërrinte bashkëshortja e tij Jutta apo forcat e policisë./Start/
2012-04-28 09:08