E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, një anije mbytet në liqenin e Fierzës, shpëtojnë 15 pasagjerët

TROPOJË- Mbytet një anije e vogël në liqenin e Fierzës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo të lënduar. Lajmi është konfirmuar nga ish-deputeti i Tropojës Azgan Haklaj si dhe nga policia e Shkodrës dhe ajo e Kukësit, të cilat ishin informuar për ngjarjan.

Mësohet se anija ishte nisur nga Komani rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe po udhëtonte në liqen drejt Fierzës, një udhëtim rutinë të përditshëm që e kryente për transportin e njerëzve.

Fatmirësisht anija ka qenë në breg të liqenit pranë fshatit Selcë të komunës Lekëbiba,j kur ka pësuar defekt dhe është mbytur, ndërsa udhëtarët dhe ekuipazhi kanë shpëtuar.

9 prej tyre kanë mundur të arrijnë bregun me not, ndërsa 6 të tjerë me kamardare, ndërsa kanë mundur të tërheqin dhe anijen drejt bregut të liqenit të Fierzës.
(e.m/NEWS24/BalkaNWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›