Në Shtator ikën i nxehti përvëlues
TIRANE-I nxehti përvëlues do të largohet nga Shqipëria gradualisht duke nisur nga dita e martë deri në fund të javës.
Specialistët e motit sqarojnë se cdo ditë, temperaturat do të zbresin me nga 2 gradë dhe në fundjava, që përkon dhe me ditët e para të stinës së vjeshtës do të jëtë më e freskët.
Meterogologët shpjegojnë se temperaturat do të kenë një rënie me nga dy gradë çdo ditë duke bërë që vlera më e lartë të mos e kapërcejë 32 gradët.
Përsa i përket vlerave minimale, në mëngjes do të shënohen edhe vlera 7-8 gradë, kryesisht në pjesën e juglindjes.
Java e parë e shtatorit, që nis këtë të enjte, moti do të jetë i ngrohtë dhe 2 gradë më shumë se ditët e para të një vjeshte të zakonshme. Por, megjithatë nuk do të mungojnë reshje të dobta shiu në veri të vendit.
(d.b/BalkanWeb)