Dibër, policia parandalon vrasjen e mundshme me granatë
DIBËR- Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në qendër të qytetit.
Është vënë në pranga shtetasi Nirvet Muda, i cili ka kërcënuar me një granatë ende të pashpërthyer pronarin e një lokali në qendër të qytetit të Peshkopisë.
Burimet e policisë thonë se Muda në gjendje të dehur është konfliktuar me fjalë me pronarin e lokalit dhe më pas ka mbajtur në dorë një granatë, të cilën thoshte se do ta ndizte.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, duke arrestuar autorin ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)