Pukë, policia asgjeson një parcelë me 100 bimë kanabis sativa
PUKË- Sërish bimë kanabis sativa në rrethin e Pukës. Forcat e komisariatit të policisë së këtij rrethi përmes një operacioni ku u angazhuar përreth 40 efektivë kanë bërë të mundur identifikimin e një tjetër parcele me bimë narkotike të lloit kanabis sativa.
Parcela me sipërfaqe 500 metër katrorë e rrethuar edhe me sitem ujitës u gjet në pyjet e Ukthit, në pyjet e Qelzës rreth dy orë larg qendrave të banuara dhe e maskuar në mesin e pyjeve të lartë të zonës. Kultivuesit kishin filluar korrjen e bimës, pasi në parcelë u gjend edhe bimë e tharë gati për treg.
Blutë e Pukës kanë bërë asgjesimin e mbi 100 bimëve me gjatësi deri në 3 metër, ndërsa janë asgjesuar telegrabionë më të cilën ishte rrethuar parcela si dhe 500 metër tubacione që sillnin ujë në parcelë. Forcat e Komisariatit të Policisë së Pukës e mbanin zonën nën kontroll prej disa ditësh, por kultivuesit nuk i janë afruar parcelës.
Kjo është parcela e gjashtë se forcat e Komisariatit të Policisë së Pukës zbulojnë dhe sekuestrojnë gjatë këtij viti, në pyjet e rrethit të Pukës, ndërkohë që edhe kjo parcelë në të cilën janë gjetur rreth 100 rrënjë bimë kanabis sativa vazhdon të asgjesohet pikërisht në pyjet e Ukthit, në komunën Qelzës së rrethit të Pukës.
Ndërkohë uniformat blu po punojnë edhe për zbulimin e kultivuesve të bimës së ndaluar, ndërsa rrethi i Pukës nuk arriti që edhe gjatë këtij vitit të dilte nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pukë, policia asgjëson një parcelë me kanabis sativa