Greqi, arrihet marrëveshja, Petsalnikos kryeministër

Filippos Petsalnikos
Liderët e partive greke kanë rënë dakord që qeverinë e koalicionit të gjerë të udhëheqë Filipos Petsalnikos, i cili mban aktualisht detyrën e kryetarit të parlamentit.
Reuter raporton se më në fund diskutimet mes Partisë Socialiste e cila është në pushtet dhe Demokracisë së Re që janë në opozitë kanë arritur në një pikë të përbashkët për kryeministrin e ri.
Kryeministri në largim Jorgo Papandreu dhe kryetari i opozitës Antonis Samaras kanë nisur diskutimet që të shtunën dhe vetëm sot duket se kanë arritur një marrëveshje për qeverinë e cila pritet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që priten të mbahen në janar.