Autostradë dhe hekurudhë drejt Shkupit
Gjithashtu, u diskutua edhe lidhur me bashkërendimin e bashkëpunimit në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Unë konsideroj shumë të rëndësishme arritjet në fushën e përdorimit të gjuhës, të flamurit si dhe zgjidhjet e merituara për disa procese që kanë qenë në thelb më së shumti politike, pasi duhet ta pranojmë se marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë mike, është një proces që e ka bërë këtë vend më të lirë, më të drejtë dhe ka hedhura bazat për një bashkëjetesë në liri midis etnive që jetojnë në republikën e Maqedonisë", tha Berisha për mediat.
Nga ana e tij, Ahmeti, tha se ishte diskutuar edhe për infrastrukturën e përbashkët, për komunikimin e përbashkët, sepse kështu mund të bëhemi edhe më të fortë si vende brenda rajonit, Shqipëri, Maqedoni , Kosovë, Mali i Zi.
Ahmeti tha se kishte njoftuar kryeministrin e Shqipërisë që pjesë e programit të qeverisë së republikës së Maqedonisë është edhe Korridori 8 , si hekurudha, ashtu edhe korridori automobilistik. Gjithashtu pjesë e korridorit 8 është edhe rruga Kërçovë –Dibër e Madhe", tha ai.
Gjithashtu, Berisha zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi. “Kam vlerësuar shumë marrëveshjen e firmosur para zgjedhjeve, si një dëshmi e një maturiteti të thellë demokratik, qëndrimin konstruktiv të zotit Thaçi e të partisë që ai udhëheq në mbështetje të të gjitha proceseve integruese, avokatinë që kjo parti, si parti opozitare, u bën në Parlamentin e Maqedonisë dhe më gjerë në institucione të tjera lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë”, tha Berisha.
Në vijim të takimeve të zhvilluara sot në Maqedoni, Berisha u takua me Kryetarin e LSDM-së, zotin Branko Crvenkovski, i cili vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke theksuar se ekziston mundësia për forcimin e tyre të mëtejshëm. Në këtë kontekst, zoti Crvenksovski u shpreh se forca politike e drejtuar prej tij i konsideronte shumë të rëndësishme këto marrëdhënie. /S.Ll/Start/
2011-11-09 11:51