Trotuaret e njejte te Tiranes edhe pas apelit te Bashkise per lirimin e tyre

emi vetëm një ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Bashkia e Tiranës për lirimin e rrugëve dhe trotuareve.
1 tetori do të shënojë fillimin e aksionit në zonat ku subjektet fizike apo juridike nuk i janë përgjigjur apelit të përsëritur të bashkisë së kryeqytetit për t’u rikthyer hapësirën publike qytetarëve.
“ABC News” ka dalë në disa prej rrugëve dhe rrugicave më problematike për kalimin e qytetarëve.
Zona e ish-bllokut, e njohur jo vetëm për zaptimin e trotuareve por edhe të rrugëve nga tavolinat e karriget, nuk ka pësuar asnjë ndryshim.
Bizneset vazhdojnë punën e tyre si çdo ditë të lënë pas.
Rruga e kavajës, ku gjen shitës ambulantë të shumtë duket pak më e qetë se ditët e tjera, por jo e boshatisur.
Në Rrugën “Perlat Rexhepi”, trotuaret janë të mbushur me mallra të ndryshëm qe tregtohen, siç ndodh përditë.
Bashkia e Tiranës pasi ka lajmëruar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur subjektet që kanë zënë hapësirat publike në Tiranë, që të lirojnë vendet ku ushtrojnë aktivitetin, deri në datën 1 tetor, ka bere te ditur edhe pese fazat e parashikuara për zbatimin e planit te masave.
Fillimisht do të bëhet lirimi i hapësirave publike të zëna nga 84 subjekte fizike apo juridike, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale.
Më pas, do të vijojnë me lirimin e hapësirave publike nga 151 kioska dhe subjekte pa leje, pavarësisht nëse paguajnë ose jo detyrimet fiskale.
Faza e tretë ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike, nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës të cilat do të asgjësohen nga autoritetet bashkiake.
Në fazën e katërt, do të bëhet lirimi i hapësirave publike nga 431 tregtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore.
Dhe së fundi, aksioni do të vazhdojë për lirimin e hapësirave publike nga të gjithë subjektet e tjera tregtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor.
Deri më 30 shtator, asgjë nuk ka ndryshuar në trotuarët e zaptuar të kryeqytetit.
Qytetarët janë në pritje për atë që u është premtuar pas 1tetorit.