E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskal Milo ne ABC News Bashkepunim per te pershpejtuar integrimin

 Aleati i socialistëve, Paskal Milo, është për tërheqjen e pikës 9 të propozimeve të kryesocialistit Edi Rama.

“Një letër drejtuar prokurores së përgjithshme do të dëshmonte mbi politizimin e organit të akuzës”, thotë Milo.

Duke analizuar deklaratat e një dite më parë të ambasadorit amerikan, Milo vëren se socialistët nuk e kanë përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit në propozimet e tyre.

Sipas kreut të Demokracisë Sociale në ditët e ardhshme, palët politike do të vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE, dhe deri në nëntor, nuk do të ketë një proces bashkëpunimi.

Milo, gjatë një bisede në studion e “ABC News” ka theksuar se palët politike duhet të nisin bashkëpunimin për të përshpejtuar kështu procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai bëri të ditur se paketa me 10 pika, e propozuar nga opozita, është një paketë e negociueshme për palët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›