Truffaut tregon faturën shkatërruese të pasionit
Filmi i të enjtes në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias "Marubi" prezanton dramën romantike "Gruaja e shtëpisë përballë" të regjisorit francez François Truffaut.
Filmi projektohet sot në orën 19:00 në kinemanë "John&Jim Belushi" të kësaj akademie. "Gruaja e shtëpisë përballë" është një dramë e zymtë, por shumë e hollë mbi bukurinë dhe faturën shkatërruese të pasionit.
Historia rrëfehet nga zonja Odilë Jouve, një njëri enigmatik, pronare e një klubi tenisi e cila është gjymtuar gjatë një tentative vrasjeje pas dështimit të një historie dashurie. Bernard Coudray është një lundërtar i martuar dhe pa pretendime, jeta e të cilit përmbyset kur ish- e dashura e tij, Matildë Boshar, vjen të banojë pranë shtëpisë së tij, së bashku me bashkëshortin e saj. Të dy zbulojnë që nuk u janë fshirë gjurmët e pasionit dhe gjithçka nis nga e para.
Drama e filmit qëndron në paaftësinë e tyre për të hequr dorë nga marrëdhënia vetëshkatërruese dhe të ecin përpara me jetët e tyre. Kur çifti Boshar largohet për muaj mjalti, Bernard xheloz i ndjek dhe sulmon Matildën. Pas një ndarjeje të stërzgjatur nga Bernardi, Matildë fillon të vuajë nga shqetësimet nervore.
"Gruaja e shtëpisë përballë" është portretizim i obsesionit dhe çmendurisë. Protagonistë të ngjarjeve janë aktorët ë mirënjohur që shkëlqyen në vitet tetëdhjetë, atëherë kur edhe vetë Trufo dalëngadalë po tërhiqej nga kinemaja, Gerard Depardieu, Fanny Ardant, Henri Garcin dhe Michèle Baumgartner. Filmi prodhim i vitit 1981, zgjat 106 minuta. Është në gjuhen franceze dhe shoqërohet me titra në anglisht.