E Diel, 1 Nëntor 2026

Truli dhe Kovailanen, Lotus prezanton dyshen e piloteve

Skuderia Lotus, ne Formula 1 konfirmoi se Jarno Truli dhe Heiki Kovalainen do te jene dy pilotet e saj per sezonit e ardhshem ne Formula 1. keshtu viti 2010 do te ule ne makinat e Lutus dy pilote te njohur ne edicionet e fundit. Truli iu bashkua skuderise se Tojotas, nderkohe qe Kovailainen levizi pasi eshte lene i treti ne stolin e Meklarenit. Dyshja e piloteve ka firmosur nje kontrate tre-vjecare dhe pilot i trete do te jete malaiziani Fairuz Fauzi. " Skuderia jone po tregon ambicie serioze per te konkuruar drejt titullin boteror ne Formula 1", - theksoi drejtuesi kryesor i Lotus, Toni Fernandez. "Truli do te na sjelle me shume eksperience per te zhvilluar ekipin dhe Heiki eshte nje pilot i ri, por ka nje eksperience fenomenale, ndaj edhe mendoj se ne kemi dy pilote fantastike, shikuese edhe i treti, Fairuz eshte po ashtu cilesor", Truli mbeti pa nje skuader, kur papritur Tojota publikoi terheqjen nga garat e Formula 1, ne muajin Nentor. 35-vjecari italian, i cili fitoi nje cmim e pare ne krye te Renaultit ne vitin 2004 ka punuar me drejtorin teknik te Lotusit, Majk Gaskonji dhe ata do te jesh serish se bashku, per edicionin tjeter. "Ne jemi nje nga skuderite e reja te Formula 1, keshtu qe duhet te tregojme me shume respekt per veten dhe te fitojme besimin e duhur per te garuar me sukses se bashku", - theksoi Truli pas vendimit per te ngare nje makine Lotus. "Sistemi i pikeve ka ndryshuar ndaj edhe dua qe te bej progres dhe ne garen e pare deshiroj te klasifikohem mes 10 piloteve me te mire ne bote", - perfundoi Truli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›