E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsen Venger: Arsenali, pretendime per titullin

Arsen Venger beson se ekipi i Arsenalit eshte rikthyer bindshem ne gare, per te fituar titullin kampion ne Premier Lige, pas fitores 2-1 qe siguroi ndaj Liverpulit. Nje gol i shkelqyer i Andri Arshavinit, i dha fitoren topcinjve. Arsenali eshte kthyer tashme plotesisht ne gare per te fituar titullin ne Premier Lige. Londinezet e Vengerit kane vetem gjashte pike me pak se Celsi i vendit te pare, por kryesuesit e momentit kane edhe nje ndeshje me teper. Venger pranon se ishte vitale qe Topcinjte siguruan tre pike ne fushe te Liverpulit, vecanerisht pas humbjeve me dy ekipet kryesuese te Premier Liges. - "Frika per te fituar ndeshje te medha, sic ndodhi ndaj Celsit dhe Mancester Junajtid ishte nje faktor i rendesishem ne pjesen e pare", - shprehet Venger. "Ne nuk kishim asgje per te humbur ne pjesen e dyte dhe e kontrolluam ndeshjen", - theksoi trajneri i Arsenalit. "Kishim pak fat kur shenuam golin e pare, por frika qe ekzistonte ne kampin e Liverpulit na ndihmoi shume. Goli i dyte ishte i jashtezakonshem. Matematikisht ne jemi ne nje pozicion te mire, duke qene se kemi edhe nje ndeshje me pak se rivalet e tjere ne Premier Lige", - vijon trajneri francez. "Ne e dime se cfare ndodhi me rezultatin gjate dites se djeshme dhe kjo erdhi sepse ne kishim nevoje per te fituar ne fund. Ne realizuam fitoren ne nje fushe dhe perballe nje kundershtari te veshtire dhe kjo ishte dicka teper pozitive. Tani duhet qe te ruajme kete vijimesi", - thekson Venger. "Por une nuk mendoj se gara perfshin edhe ekipe te tjera te forta, sic jane Aston Vila, Totenhemi dhe Mancester Siti", - shprehet Arsen Venger.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›