E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgoset Xhiraudo, pas skandalit me 2006

Ish-drejtoi i Juventusit, Antonio Xhiraudo eshte denuar me tre vjet heqje lirie, pas skandalit qe shpertheu ne Itali, ne vitin 2006. I njohur ndryshe si "Calciopoli" dha disa vendime te tjera per persona te tjere, qe ishin perfshire ne skandalin e ndeshjeve. Prokuroret dorezuan prova konkrete, qe fajesonin Xhiraudon. Nje gjykate ne Napoli mori vendin ekstrem, per te denuar ish-drejtuesin juventin, me tre vite burg. Prokuroria kerkoi pese vjet heqje lirie ndaj tij, por ne fund gjyqtari Edoardo De Gregorio vleresoi se argumentet e detyrojne qe te vendose heqjen e dy viteve. Sakaq dy ish-gjyqtare futbolli te perfshire ne skandalin e tre viteve me pare, Paolo Dondarini dhe Tulio Laze jane denuar gjithashtu me nga tre vjet burg, kurse Ticiano Pieri dy vjet e kater muaj. Mes te akuzuarve ishte edhe gjyqtari tjeter, Xhanluka Roki, i cili nuk eshte denuar dhe raportohet se ka shperthyer ne lot, gjate dhenies se verdikteve. Ne fund, pasi eshte degjuar akuza, ai eshte lene i lire per mungese provash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›