E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo futbollisti me i shpejte ne bote, me sprintin e Bolt

Ai eshte zog? Eshte aeroplan?...Jo, eshte Kristiano Ronaldo. Portugezi "fluturues" eshte lojtari me i shpejte ne bote, ne baze te nje reviste shkencore gjermane. Studimi lidhet edhe me fakte specifike, si per kepucet qe ai perdor. Por ne total, ne te gjithe oponentet, rezulton se Kristiano Ronaldo eshte aktualisht futbollisti me i shpejte ne bote, duke arritur nje mesatare qe shkon deri ne 33.6 kilometra ne ore. Revista gjermane pas studimit, botoi nje jave me pare edhe te dhena per cdo sportist. Studimet nxjerrin ne pah faktin se Kristiano Ronaldo eshte lojtari qe nuk mund te arrihet lehte nga te tjeret, duke arritur nje mesatare prej 33.6 kilometrave. Ne baze te studimeve, Ronaldo ndiqet nga lojtari i Bajernit te Mynihut, Arjen Roben (32.9 kph), Teo Uolkat i Arsenalit (32.7 kph), sulmuesi i Mancester Junajtid, Uejni Runi (32.6 kph) dhe Robin Van Persi i Arsenalit (32.1 kph). Edhe "Topi i Arte", Lionel Mesi i Barcelones eshte klasifikuar mes pese lojtareve me te mire te ketij edicioni. Shpejtesia e Kristiano Ronaldos eshte dokumentuar shume heret, kur trajneri i tij tek Mancester Junajtid, Aleks Ferguson, deklaroi: - "Ronaldo eshte shume i shpejte kur zoteron topin, ashtu sikurse edhe kur nuk e ka ate...ndoshta ne kete rast edhe me i shpejte". Kristiano Ronaldo ka shfaqur interes qe te shtoje edhe me tej shpejtesine e tij ne fushe dhe per kete arsye ai ka kontaktuar me sprinterin me te shpejte ne bote, Usain Bolt. Xhamajkiani, rekordmen i nje sere garash ne atletike, me respekt i ka treguar se duhet te perdore qendren e gravitetit. Kristiano Ronaldo fitoi nje sezon me pare cmimin e "Topit te Arte" dhe pas kalimit tek Reali i Madridit, u kthye ne lojtarin me te shtrenjte ne bote, pas nje cmimi rekord ne treg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›