Trump viziton Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në 13 dhe16 maj

Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga 13 deri më 16 maj.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, sipas së cilës, itinerari nuk përfshin një ndalesë në Izrael, por Trump ka thënë se është e mundur të shtohen ndalesa të tjera.
Ky do të jetë udhëtimi i tij i parë në këtë rajon në mandatin e tij të dytë.
Arabia Saudite fillimisht ishte menduar të ishte destinacioni i tij i parë jashtë vendit pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, por Trump njoftoi dje se do të merrte pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë në fund kësaj jave.
/rtsh.al/