E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump zgjedh biznesmenin libanezo-amerikan si këshilltar të lartë për çështjet Arabe dhe Lindjen e Mesme

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur se biznesmeni libanez amerikan Massad Boulos do të shërbejë si këshilltar i tij i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme.

Trump e bëri njoftimin në Truth Social, duke e shpallur Bolous si një “lider shumë të respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare”.

“Ai ka qenë një përkrahës për një kohë të gjatë i vlerave republikane dhe konservatore, një pasuri për fushatën time dhe ka qenë mjaft i zoti në ndërtimin e koalicioneve të reja të jashtëzakonshme me Komunitetin Arabo-Amerikan,” shkruan Trump.

Boulos, vjehrri i vajzës së Trump, Tiffany, u takua me udhëheqës arabo-amerikanë dhe myslimanë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka të ngjarë të punojë së bashku me Steve Ëitkoff, të cilin Trump e emëroi muajin e kaluar si të dërguarin e tij special për Lindjen e Mesme.

Ëitkoff do të fokusohet më shumë në Izrael, ndërsa portofoli i Boulos do t’i japë përparësi vendeve arabe.

Të shtunën, Trump tha se kishte zgjedhur babanë e dhëndrit të tij Jared Kushner, manjatin e pasurive të paluajtshme Charles Kushner, për të shërbyer si ambasador i SHBA në Francë.

Në muajt e fundit, Boulos bëri fushatë që Trump të nxiste mbështetjen libaneze dhe arabo-amerikane, edhe pse SHBA mbështeti fushatën ushtarake të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban.

Boulos ka rrënjë të fuqishme në të dy vendet. Babai dhe gjyshi i tij ishin të dy figura në politikën libaneze dhe vjehrri i tij ishte një financues kryesor i Lëvizjes Patriotike të Lirë, një parti e krishterë e lidhur me Hezbollahun.

Boulos ka qenë në kontakt me bashkëbiseduesit në të gjithë botën politike shumëpolare të Libanit, thonë tre burime që folën me të muajt e fundit, një arritje e rrallë në Liban, ku rivalitetet dekada të vjetra midis fraksioneve janë të thella.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›