E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupa e Teatrit Kombetar ne skene me Henri i VI

Kanë filluar provat në skenë për shfaqjen “Henri i VI”, e cila do të përfaqësoj Shqipërinë në Londër në Teatrin “Glob”. Trupa e aktorëve interpretuan për “ABC News” një pjesë të shfaqjes. 

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami ka një ndër rolet më të vështira në vepër, Duka Glloçester , rol i cili e rikthen pas 5 vitesh në skenë, por krahas rolit ai ka edhe peshën si drejtues.

Adonis Filipi thotë se problematike universale e dramës përputhet mjaft mirë sidomos me sfondin historik të Ballkanit, “ku korrupsioni, konspiraconi të prekshëm në veprën e Shekspirit pesë shekuj më parë, e çojnë vendin drejt kaosit dhe rebelimit popullor. Vepra do të jetë në një frymë ndërmjet klasikes dhe modernes.”

“Henri VI” është një dramë historike: Lufta e Trëndafilave midis familjeve të mëdha angleze. Për herë të parë është luajtur më 1594. “E para gjë që duhet të bëjmë, të heqim qafe të gjithë avokatët”, shkruan Shekspiri në krye të veprës.

Në role intepretojnë plot 23 aktor. Ndriçim Xhepa është në rolin e Kardinalit, figura e Xhek Kejdit rebel luhet nga Bujar Asqeriu; Dukesha nga Yllka Mujo, Bakingami nga Ahmet Pasha. Të tjerë janë Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena etj. Vepra  është redaktuar në bazë të një koncepti që ruan në fokus oborrin mbretëror dhe idenë që: “atje ku pushteti është i dobët dhe i administruar keq, fillojnë dhe minjtë hedhin valle, dhe ky pushtet e çon vendin në kaos”. Performanca duhet të mbahet në 2 orë. Është një nga kërkesat e festivalit. Premiera është në Tiranë më 20 prill. Kostumografia i është besuar Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit, muzika e Fatos Qerimajt, i cili do të interpretojë  “live”. Muzikanti do të jetë personazh.

“Globe to Globe” prej 21 prill 2012 dhe gjashtë javë rresht prezanton në “Globe Theatre” të Shekspirit, një program shumëgjuhësh të veprave të autorit anglez. Festivali organizohet në kuadër të Lojërave Olimpike Londër 2012. 37 kompani ndërkombëtare paraqesin nga një vepër të Shekspirit.

Shfaqja e trupës së Teatrit Kombëtar Shqiptar është parashikuar më 12-13 maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›